Kriza energjetike, Manastirliu: Do të mbrojmë shtresat në nevojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi tjetër i qeverisë i prezantuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka të bëjë me mbrojtjen e kategorive në nevojë nga shtrenjtimi i energjisë, por pa specifikuar se çfarë do të bëhet konktretisht.

“Sot qeveria ka miratuar një akt të rëndësishëm që lidhet me krijimin një mekanizmi që do të ndihmojë në përditësimin e të gjithë të dhënave që vijnë nga mbrojtjet sociale. Ne jemi të vendosur që të mbrojmë kategoritë e riskuara nga vështirësitë ekonomike dhe sociale. Siç kemi bërë deri më sot ne jemi të vendosur që të ndihmojmë të gjithë grupet në nevojë. Siç ju e dini vështirësitë që ne kemi kaluar, kriza e tërmetit dhe pandemia, i kemi ndihmuar këto grupe përmes suportit të mundshëm financiar duke vendosur të gjithë elementët e nevojshëm financiarë që asnjë nga këto grupe të mos jetë i rriskuar. Do të vijojë mbrojtja sociale për mbulimin energjitik për të gjithë personat në nevojë. Ne jemi duke përgatitur një plan gjithëpërfshirës për forcimin e grupeve sociale, ku duke rritur nevojën sociale për këto grupe. Në këtë plan që tashmë po finalizohet kemi vendosur që të krijojmë politika të reja të shenjëstruara për grupet në nevojë dhe kategoritë përfituese. Ne do të fokusojmë vëmendjen tonë jo vetëm në forcimin e skemave financiare por për çdo transparencë. Programet elektronike ofrojnë më shumë transparencë. Këto programe do të bashkëpunojnë me njëri tjetrin për të pasur sa më shumë mburojë për familjet në nevojë”- tha Manastirliu.

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV