Drogë, vrasje e grabitje me armë/ Arrestohen 3 shqiptarët në Angli, ekstradohen në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britania e Madhe krahas personave që kërkohen nga drejtësia shqiptare, italiane dhe belge po përdoret si vend-fshehje edhe për shqiptarët që kanë kryer krime në Greqi.

Sipas burimeve nga gjykata e ekstradimeve “City of Westminster Magistrate Court” janë arrestuar tre shtetas shqiptarë për tu ekstraduar drejt Greqisë.

Të dhënat e kësaj gjykate tregojnë se Florjan Hysa është prangosur për llogari të shtetit Helen për trafik droge. Ai kishte pak muaj që kishte mbërritur në Angli për tu fshehur.

Fatjon SOTIRI është një tjetër shqiptarë i prangosur në Londër pasi kërkohet nga drejtësia greke për grabitje me armë dhe posedim të materialeve kriminale.

Prej një viti në burgjet angleze mbahet Andjus NELI i cili është përballur me disa seanca gjyqësore ektradimi kërkuar nga Greqia. Neli akuzohet si pjesë e një grupi shqiptarësh tashmë të arrestuar në Selanik për vrasjen e një të riu grek.

Sipas të dhënave që publikon “City of Westminster Magistrate Court”, përpara kësaj gjykate janë shtuar rastet e shtetasve shqiptarë të arrestuar në qytete të ndryshme të Anglisë, si pasojë e urdhër arresteve lëshuar nga vende të ndryshme europiane.

Të fundit

Shpërthim botulizmi në Britani, dhjetëra të prekur nga injeksionet kozmetike ilegale

Një grua në Britaninë e Madhe ka përfunduar në spital me simptoma të rënda, pasi bëri një trajtim të...

Digjen të gjalla bagëtitë në Delvinë, pronari akuza shtetit: Fshati Kopaçez është bërë hi

Pamje të trishta vijnë nga fshati Kopaçez i bashkisë Delvinë, ku shihen bagëti që digjen të gjalla nga zjarri. Pronari i tyre akuzon shtetin për...

Zhduket 48-vjeçarja në Tropojë, policia arreston burrin! Dyshohet se…

Një 58-vjeçar është arrestuar në Tropojë. Kapja e tij erdhi pas hetimeve si pasojë e një denoncimi se bashkëshortja e tij ishte larguar nga...

Mbrëmja e fundit e një mbreti: Rënia e Farukut dhe fundi i një dinastie

Në verën përvëluese të 26 korrikut 1952, ndërsa flluskat e protestës dhe urrejtjes ndaj aristokracisë mbushnin rrugët e Kajros, Mbreti Faruk I i Egjiptit...

“Mumja” e Leninit ndan Putinin dhe Kishën Ortodokse, revoltohet politika ruse

Një dokumentar i ri me titullin “Mumja” po krijon polemika të forta në Rusi. Filmi, i mbështetur nga Kisha Ortodokse Ruse dhe patriarku Kirill,...

Lajme të tjera

Web TV