“Me grusht të hekurt”, ministrja Balluku paralajmëron aksionin e ditës së nesërme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja Belinda Balluku ka paralajmëruar aksionin e policisë së shtetit ditën e nesërme për të ndaluar transportin e paligjshëm. Balluku theksoi se lidhur me situatën në këtë sektor do të veprohet me “grusht të hekurt”.

Balluku theksoi se janë të bindur që do t’i japin fund transportit të paligjshëm, ndaj policia do të verifikojë çdo informacion dhe të marrë masa në rast se konstatohet shkelje.

“Secili nga sektorët ka specifikat e tij por ajo që ndikon më shumë qoftë rritja e karburantit në të gjithë botën apo dhe problemet në zinxhirin e furnizimit. Sektori i transportit është goditur dhe nga pandemia. Për transportin e qytetarëve e kuptojmë shumë mirë situatën dhe duhet të kuptoni se dëshira e mirë ekziston.

Presim që të na informoni për të gjithë automjetet private që kryejnë funksionet e transportit të paligjshëm dhe ne do marrim masa menjëherë. Do kontaktojmë drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit duke i ofruar këtë informacion për verifikim. Në rast se konstatohet veprim i paligjshëm, do ketë edhe marrje masash.

Po e bëj me dije sot, që të mos ketë nesër “ç’ne kjo fushatë, pse po goditemi”, që të gjitha ato automjete të cilat kryejnë funksione të transportit publik në mënyrë të paligjshme, duke nisur që nesër, Policia e Shtetit do të ketë një aksion për të ç’bërë njëherë e mirë këtë situatë. Kësaj here do ta bëjmë me grusht të hekurt, do të ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm, që afekton negativisht transportin”, tha ministrja.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV