Bledi Çuçi ultimatum IKMT-së: Nisni sa më shpejt shembjen e objekteve që nuk legalizohen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

IKMT do të nisë së shpejti shembjen e ndërtimeve që nuk legalizohen. Lajmi u bë me dije nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili u dha ultimatum drejtuesve të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ndërsa po vijon operacioni “Bregdeti Ynë” për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Çuçi tha gjatë një deklarate për mediet se kontrolli i territorit është një ndër prioritetet kryesore të qeverisë, ndaj sipas tij do të investohet edhe në pajisje të teknologjisë së lartë.

“IKMT është një nga agjencitë më të rëndësishme. Jo më kot e kaluam në varësi të Ministrisë së Brendshme sepse duam një strukturë shumë të fortë reaguese në terren për të kontrolluar territorin nga ndërtimet pa leje dhe dëmtimi i mjedisit. Duhet të vijoni sa më shpejt me shembjen e objekteve që janë skualifikuar nga procesi i legalizimit”, u shpreh Çuçi.

Të fundit

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit ditëve të fundit është nën ndikimin e valës së nxehtë ndërkaq janë regjistruar temperatura mbi 40...

Revolucioni i klonimit, epoka e inxhinierisë gjenetike që nxiti debatin global

5 korrik 1996 - Lindja e deles Dolly Nga Leonard Veizi Më 5 korrik 1996, në një fermë pranë Edinburghut, në Skoci, lindi një qengj...

Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të këtij viti ishin listuar rreth...

“Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Përmes një komunikimi nga qelia, Meta shprehet se miliona euro para të dhuruara për fermerët nga Bashkimi Europian, përfunduan në xhepat e “investitorëve strategjikë”...

Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

9 korrik 1943 Më 9 korrik 1943, Lufta e Dytë Botërore hyri në një fazë vendimtare me zhvillime të mëdha në dy fronte kyçe: Bregdeti...

Lajme të tjera

Web TV