Stërnipi i Duçes dhe nipi i Sofia Loren/ Sarri thërret për debutimin me Lazion, Florian Mussolinin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lojtar me rritje të madhe, prandaj dhe u shpërblye. Në shkurt debutimi me Të rinjtë, tashmë thirrja e parë në ekipin e parë. Romano Floriani Mussolini, djali i ish-europarlamentares Alessandra Mussolini dhe stërnipi i Benitos (i cili është një nga emrat e tij të pagëzimit), është thirrur nga Sarri për ndeshjen që Lazio do të luajë në Verona.

Mungon ende statusi zyrtar, por i riu është grumbulluar me skuadrën për ndeshjen në transfertë me Hellas.

Nisur nga mungesat e Acerbit dhe Luiz Felipes, Sarri ka vendosur gjithashtu të mbështetet në lojtarin e datëlindjes 2003, i cili pasditen e së shtunës ka luajtur të gjithë ndeshjen e fituar nga Lazio Primavera kundër Cesenas (4-2). Thirrja e parë e Floriani Musolinit (i cili ka vetëm mbiemrin e të atit në fanellë) ka mbërritur, në mënyrë kurioze, në javën e polemikave për shkak të përshëndetjes fashiste të dhënë nga Juan Bernabé, kujdestari i shqiponjës Olympia, në fund të ndeshjes së fituar kundër Interit. Floriani, që di të luajë edhe si mbrojtës i krahut (djathtas) edhe si qendër, do të ulet në pankinë me fanellën me numrin 44: lehtësi e madhe vrapimi, taktikisht është shumë inteligjent. Djaloshi, në të cilin ka besuar shumë Mauro Bianchessi, kreu i sektorit të të rinjve bardhekaltër, ishte i ftuar në nëntor 2020, në programin “Dancing ëith the stars”, në të cilin performoi me nënën e tij.

Tezja e tij është Sophia Loren (motra e Maria Scicolone, gruaja e Romano Musolinit), ai është fëmija i tretë i mbesës së Duçes (motrat e tij quhen Clarissa dhe Caterina). Në mars ai nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale, e cila do ta lidhë atë me bardhekaltrit deri në vitin 2024.

Lexo edhe :  Klubi turk kërkon transferimin e tij, Manaj shfaqet në Jugun e Shqipërisë

“Duke parë atë ku kam filluar jam i kënaqur që kam nënshkruar kontratën time të parë profesionale me SS Lazio, dhe të kaloj edhe tre vite të tjera me këtë fanellë”, komentoi ai në atë kohë.

Te Lazio ai ka qenë që në shkollën e futbollit, në vitin 2018 luajti si huazim te Vigor Perconti për gjashtë muaj, ndërsa për pjesën tjetër ka qenë gjithmonë bardhekaltër. Duke u rritur nga viti në vit, ai ka kaluar nga debutimi i tij me të rinjtë në thirrjen e tij të parë në ekipin e parë, në vetëm tetë muaj.

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV