Autori del me vrap nga vila dhe hipën mbi mur, ja çfarë kapën kamerat e sigurisë nga grabitja në Krujë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video e re është shfaqur nga grabitja e ndodhur në zonën e Niklës në Krujë. Në videon e dytë, kamerat e sigurisë të fiskuara jashtë vilës kapin momentin e daljes së grabitësve me çantë në dorë dhe kapërcen murin rrethues.

Kamerat e sigurisë në banesë kanë kapur momentet e hyrjes dhe largimit të autorëve, teksa pamjet janë sekuestruar nga policia për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të grabitjes.

Banesa e biznesmenit Nazmi Çangu u grabit gjatë natës së kaluar, teksa autorët pasi kanë torturuar kryefamiljarin janë larguar me më shumë se 100 mijë euro para dhe bizhuteri floriri.

Sipas policisë, po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sipas policisë.

Të fundit

Shqipërisë i duhen 20 vite që të klasifikohet në grupin e vendeve me të ardhura të larta

Shqipërisë do t’i duhen afërisht 20 vite për të kaluar në klasifikimin si vend më të ardhura të larta,...

Dobësia e dollarit krijon një mundësi për euron. A mund të zgjatë?

Nga Eshe Nelson Shkundja e sistemit tregtar global nga Presidenti Trump ka shkaktuar tronditje në pikëpamjen e gjatë se Shtetet e Bashkuara janë burimi i...

Fiksimi ogurzi i MAGA-s me IQ-në po na çon drejt një të ardhmeje çnjerëzore

Një koalicion i fiksuar pas inteligjencës po vë bast ekonominë amerikane mbi inteligjencën artificiale – gjë që do të zhvlerësojë vetë aftësitë që e...

Anketimi/ Të varfrit në Gjermani po varfërohen më shumë

Sipas një studimi të botuar së fundmi, situata ekonomike për të varfrit e Gjermanisë është përkeqësuar me shpejtësi, me inflacionin që po godet më...

Tragjedi në Indi, të paktën 15 të vdekur nga një zjarr në Kalkuta

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri shkatërrues që shpërtheu në një hotel në qytetin e Kalkutës, në verilindje...

Lajme të tjera

Web TV