“Vdekjen e burrit e mësova nga interneti”/ Vanessa Bryant padit policinë: Shpërndanë fotot si të ishin ‘kafshë në rrugë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vanessa Bryant, e veja e Kobe Bryant, tha se mësoi për vdekjen e burrit të saj duke parë njoftimet “RIP Kobe” në telefonin e saj.

Ylli i basketbollit Bryant vdiq me vajzën e tij, Gianna 13-vjeçare dhe shtatë të tjerë në aksidentin e janarit 2020. Zonja Bryant po padit policinë e Los Anxhelosit për neglizhencë dhe shkelje të privatësisë.

Ajo pretendon se oficerët shpërndanë foto të skenës së përplasjes, duke përfshirë trupat e Kobe dhe Gianna. Ajo ka deklaruar se fotot u shpërndanë “si të ishin imazhe të kafshëve në rrugë”.

Zonja Bryant tha se ajo u informua nga një ndihmës i familjes se burri dhe vajza e saj kishin qenë në një aksident me helikopter, por pesë persona kishin shpëtuar. Ajo mendoi se ata ishin me gjasë mes të mbijetuarve.

Por pastaj mesazhet filluan të shfaqen në telefonin e saj.

“Unë po e mbaja telefonin, sepse padyshim që po përpiqesha të telefonoja burrin tim dhe të gjitha këto njoftime filluan të shfaqen në telefonin tim, ku thuhej “RIP Kobe. RIP Kobe. RIP Kobe”, ka deklaruar ajo.

“Jeta ime nuk do të jetë kurrë e njëjtë pa burrin dhe vajzën time”, shtoi ajo.

Të fundit

Pushim me vendim qeverie

Thoma Gëllçi Komedi satirike Personazhi i vetëm: XHAXHAI GËZIM – burrë në të 60-at, tirons puro, banues i vjetër i lagjes "Ali...

Për peshkim në Kukës, liqeni mbledh peshkatarët amatore, problem ndotja

Liqeni i Kukësit po tërheq gjithnjë e më shumë peshkatarë amatorë nga Kosova. Brigjet e këtij liqeni këto ditë janë pushtuar nga dhjetëra peshkatarë të...

Parashikimi apokaliptik i CEO-s: Brezat e rinj do trashëgojnë triliona dollarë, por…

CEO i JP Morgan, Jamie Dimon, shprehu optimizëm për të ardhmen e brezave të rinj, duke theksuar se ata do të jetojnë jetë më...

Noizy e thotë hapur: Nuk shoh programet e partive, vetëm Rama ma mbush syrin

Reperi Noizy, i cili performoi këngën e zyrtare të fushatës së PS, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi...

FOTO/ Ironia e Berishës, vendos socialistët e arrestuar përreth Ramës: Yjet evropianë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar sloganin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Në sloganin e PS, ku paraqiten 12 yje,...

Lajme të tjera

Web TV