Avokati i njohur bën deklaratën e fortë: Ramiz Alia dhe babai i Karaxhiçit janë mjekuar në shtëpinë e Berishës gjatë luftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i njohur Idajet Beqiri ka folur për figurën e Berishës dhe aksionin e tij aktual politik që ai ka nisur për të marrë drejtimin e PD, në emisionin ‘Shqip’ nga Rudina Xhunga në ‘Dritare TV’.

Por Beqiri është kthyer shumë pas në kohë dhe ka folur për edhe për histori që nuk janë thënë më parë për Berishën duke u shprehur se Ramiz Alia dhe babai i Karaxhiç janë mjekuar në shtëpinë e Berishës gjatë luftës.

“Në 1964 shkoi në Tropojë kryetar i degës së brendshme dhe pasi vajti atje gjithë ecurinë e agjenturave e ka mësuar në mënyre perfekte agjenturën e sigurimit të shtetit nga ish Jugosllavia. Të tëra gjurmët te çonin të shtëpia e Sali Berishës.

Kushdo që shkelte kufirin nga jashtë, për ta gjetur ku shkoi, të shtëpia e Berishës i çonte gjurmët qeni, nuk është e rastësishme që i plagosur në luftën e dytë Botërore Ramiz Alia ka qenë në shtëpinë e Berishës. Ne 1943 në shtëpinë e Berishës ka qenë i plagosur dhe është mjekuar Ramiz Alia dhe e ka mbajtur në shtëpi, në të njëjtën periudhë ka qenë edhe një spital ka qenë babai i Karaxhiçit edhe ai ka qenë në shtëpinë e Sali Berishës.

Në atë kohë Saliu nuk kishte lindur, por është fakt që ata kanë qenë në shtëpinë e familjes së tij. Të gjithë e dimë që Saliu ka ndërruar datëlindje, sepse doqë t’i zhdukë të gjithë llojet e gjurmëve, madje edhe atë të vizitës së babit të Karaxhiçit në shtëpinë e Berishës. Që këtu nis historia me Ramiz Alinë dhe të tjerë. Nga sigurimi i shtetit nisi gjithçka”, u shpreh avokati Idajet Beqiri.

Të fundit

Erion Veliaj fiton Gjyqin ndaj Jorida Tabakut në Gjykatën e Lartë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku humbi këtë javë përfundimisht gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë...

VIDEO/ Alarm për zjarr në avionin e Ryanair, 18 të plagosur gjatë evakuimit në Majorka

Të paktën 18 persona u plagosën në aeroportin e Palmës në Majorka të Spanjës gjatë evakuimit nga një Boeing 737 i kompanisë Ryanair, që...

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë

Një 65-vjeçar dhe i biri i tij, janë arrestuar në Tiranë, pasi kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre si laborator për prodhimin...

Nga “shpërthimi” në rrjetet sociale te mandati/ Kuko: Zegjine Çaushi luftoi për skuadrën

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Romina Kuko, komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News24 zhvillimet pas rinumërimit të votave në qarkun e Fierit,...

Miliona euro dëm shtetit/Gjykata e Fierit vendos për të arrestuarit e kompanisë “Bankers”

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për drejtuesit dhe punonjësit e kompanisë “Bankers Petroleum”, të arrestuar në kuadër të hetimeve...

Lajme të tjera

Web TV