Horoskopi për ditën e mërkurë, 27 tetor 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Injoroni të gjithë ata që thonë se ju po ëndërroni me sy hapur pasi janë totalisht gabim. Keni çdo të drejtë ta lini të lirë imagjinatën, pasi keni çdo mundësi të gjeni zgjidhjet e duhura për problemet në punë.

Demi
Disa prej çështjeve me të cilat jeni përballuar në javët e fundit ju kanë kushtuar edhe fizikisht, por tani ju mund të relaksoheni pak dhe t’ua lini udhëheqjen të tjerëve.

Binjakët
Arsyeja e vetme për të cilën keni dështuar të zgjidhni një problem është se i jeni qasur nga këndi i gabuar. Përpiquni që gjithçka ta shikoni nga një kënd më i gjerë.

Gaforrja
Nuk ka asnjë arsye pse të frikësoheni për të ardhmen dhe kushdo që ju thotë të kundërtën është budalla. Ushqeni një pikëpamje pozitive dhe gjithmonë bëni gjëra pozitive.

Luani
Mund të dëshironi ta falni dhe ta harroni dikë që ju ka zhgënjyer, por nëse e bëni si do të siguroheni që nuk do ta bëjnë sërish? Ndoshta duhet të jeni më i ashpër me ta nesër në mënyrë që gjërat të vihen në vijë.

Virgjëresha
Pa marrë parasysh se çfarë mund të keni planifikuar, ditët e ardhshme këshilloheni ta merrni jetën më shtruar. Edhe nëse kjo nënkupton anulimin e disa aktiviteteve sociale, bëjeni pa keqardhje.

Peshorja

Situata juaj financiare është më shqetësuesja për momentin dhe ju duhet të siguroheni që nuk po shpenzoni para në gjëra që nuk ju duhen dhe për njerëz që varen nga ju financiarisht. Ju nuk mund t’u blini atyre gjithçka.

Akrepi

Lidhja e nesërme e Venusit me Plutonin do të sjellë më shumë emocion dhe pasion në jetën tuaj dhe me shumë gjasa do të bëheni më emocional për dikë nga i/e cila jeni tërhequr. A duhet tua shprehni ndjenjat? Po, duhet dhe menjëherë.

Lexo edhe :  Shenjat që tregojnë se trupi juaj është plot me toksina

Shigjetari

Ju mendoni se i dini të gjitha në lidhje me një person, por ngjarjet e dy ditëve të ardhshme do jua bëjnë të qartë se ka edhe anë të panjohura. Kjo e bën atë një person si ju, e po aq interesant.

Bricjapi

Do të lini mënjanë punën tuaj dhe do të vraponi të ndihmoni një shok që ka nevojë për ju, por mos jepni shumë nga vetja sa të braktisni edhe planet e tjera. Kërkoni ndihmë edhe nga të tjerë.

Ujori

Ditët e ardhshme do të jenë shumë zbavitëse për ju, por po ashtu do të sjellin edhe sfida të reja. Tregohuni i zgjuar ta planifikoni mirë kohën.

Peshqit

Lidhja e nesërme e Vensuit me Plutonin do ju frymëzojë të kaloni kohë me njerëz që ndajnë të njëjtën pikëpamje për jetën. A mund ta ndryshoni botën bashkë? Po mundeni, por më parë duhet të ndryshoni veten.

Të fundit

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

Lajme të tjera

Web TV