Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë, arrestohen 64 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup kriminal që merrej me prodhimin dhe shitjen e kokainës i përbërë nga shqiptarë,  është shkatërruar në Belgjikë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se pas hekurave përfunduan 64 persona, të cilët thuhet se kishin në zotërim 6 laboratorë droge dhe se bënin më pas shpërndarjen me shumicë të mallit. Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se nga këto laboratore dilte mbi 1 ton kokainë për çdo javë dhe më pas droga transportohej e shpërndahej përmes korrierëve në vende të ndryshme të BE-së, përfshi edhe Britaninë e Madhe.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 120 banesa nga policia belge, mësohet se janë sekuestruar armë zjarri, pajisje që përdoreshin për prodhimin e lëndës narkotiek, mbi 1 milion euro cash, mbi 50 makina si dhe ora e dronë.

Në një konferencë për shtyp drejtor i përgjithshëm i Policisë Kriminale Federale, Eric Snoeck tha se bëhej fjalë për një krim ndërkombëtar me rrënjë të thella në Belgjikë. Sipas tij, bandat shqiptare po kontrollojnë tregtinë evropiane të kokainës nga Belgjika në një aleancë me Ndrangheta të Italisë së Jugut.

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV