Vdekja e rusëve do inskenohet/ Prova për të zbuluar se çfarë i vrau katër turistët në Qerret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të zbuluar arsyet e vdekjes së katër turistëve rusë Prokuroria do të bëjë disa prova.

Pas një kontakti që gazetarja Anila Hoxha pati me grupin e hetimit, si dhe burime pranë ISHP kanë konfirmuar se së shpejti do të nisë një ekspertizë hetimore në ambientet e hotelit në Qerret, ku edhe u gjendën trupat e pajetë të 4 turistëve rus.

Eksperimenti hetimor të do kryhet nën prezencën e ISHP dhe mjekësisë ligjore dhe ky eksperiment synon të zbulojë nëse uji i klorit ka qenë aq i rrezikshëm sa edhe shkaktoi vdekjen e katër rusëve.

Mjekësia ligjore nuk ka përfunduar ende me ekspertizat e marra, ndërsa burime të sigurta për Anila Hoxhën konfirmojnë se javën që vjen do të ketë një përfundim edhe nga mjekësia ligjore, për të mësuar më tepër edhe për sasinë e avujve të ujit.

Burime shumë të sigurta për Top Channel thanë se policia shkencore nuk ka arritur të hapë dy aparatet celularë të turistëve për të mësuar bisedat, të cilat janë e vetmja shpresë për të hedhur dritë mbi vdekjen e tyre.

Prokuroria e Kavajës konfirmoi se çështja i është referuar për vrasje në rrethana cilësuese dhe për këtë arsye për shkak të eksperimenteve hetimore dhe kontrolleve të rrepta dy dhomat ku qëndruan 4 turistët si dhe jakuzi qëndrojnë të bllokuara dhe të administruara si vendngjarje.

Të fundit

Më shumë rrugë evropiane/ Kryeministri: Në mandatin e parë, shlyem borxhet

Kryeministri ka theksuar se në mandatin e parë të qeverisë së tij janë bërë përpjekje të mëdha për të...

VIDEO/ Hapat e votimit të diasporës për zgjedhjet e 11 majit

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë ka nisur procesi i shpërndarjes së zarfeve me fletët e votimit për bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit...

Kokalari godet: LaCivita fasadë për Berishën, Manafort qëndron pas tij

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, përmes rrjeteve sociale, ka përcjellë një tjetër mesazh, lidhur me angazhimin e Chris LaCivita, i cili ka marrë përsipër të...

Shkuan në Maqedoninë e Veriut për të punuar ‘në të zezë’, e pësojnë keq 13 shqiptarë

13 shtetas shqiptarë, që dyshohet se punonin në mënyrë të jashtëligjshme në industrinë e ndërtimit, janë ndaluar në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Punëve të...

Këlliçi thirrje SPAK-ut: Reagoni ndaj krimeve zgjedhore, po dëmtojnë procesin

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të fundit politike dhe ka bërë thirrje publike ndaj...

Lajme të tjera

Web TV