Bënë foto me tre gishta lart, Miss Shqipëria dhe Miss Kosova akuzojnë për manipulim Miss Serbinë: S’e dinim që ky ishte simbol serb

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme u mësua se përfaqësuesja e Serbisë në konkursin “Miss Intercontinental”, Valentina Petrovic, është tërhequr nga gara, sepse bëri foto me simbolin e shqiponjës dykrenare. Ajo pozoi krah përfaqësueseve të Malit të Zi, të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Mirëpo përveç kësaj fotoje, në rrjet është bërë virale edhe një iamzh tjetër, në të cilin Miss Shqipëria dhe Kosova, përkatësisht Frontina Gashi dhe Besa Çitaku, pozojnë me Valentinën duke ngritur tre gishtat e dorës lart.

Ky është një simbol serb që përdoret për të kundërshtuar shqiptarët, kroatët dhe sllovenët. Vitet e fundit ky gjest ka marrë ngjyrime të forta nacionaliste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë, fillimisht kundër myslimanëve.

Sot përshëndetja përdoret nga anëtarët dhe mbështetës të pothuajse të gjitha partive politike serbe në tubimet e tyre gjatë fushatave zgjedhore. Ajo mund të shihet në të gjitha llojet e demonstratave në rrugë dhe festime. Përshëndetja është përdorur shpesh nga tifozët dhe lojtarët kur festonin për fitoret e tyre.

Gjatë një interviste të dhënë për “A TV”, dy vajzat thanë se nuk e dinin se çfarë kuptimi kishte simboli i tre gishtave dhe për më tepër fotografia ishte bërë rastësisht kur ato shkuan të ngushëllonin Valentinën, pas fotos me simbolin e shqiponjës dykrenare.

“Valentina, miss i Serbisë erdhi tek ne në dhomë duke qarë dhe ishte në gjendje të rëndë emocionale, për shkak të familjes së saj, pasi siç kishte thënë, familja nuk e kishte përkrahur për garën në të cilën po merrte pjesë.

Kjo për shkak se para fotos me tre gishta lartë, Valentina kishte pozuar duke e bërë shqiponjën dhe si pasojë e kësaj, ajo ishte ndjerë e kërcënuar nga familja dhe producenti, dhe kërcënimet kishin qenë të atilla si: Shko jeto në Kosovë, nuk ki pse me ardh në Serbi, kemi me ta marrë pasaportë e shumë ofendime të tjera”,- tha Gashi, Miss Shqipëria.

Lexo edhe :  Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

“Më ju thonë të drejtën ne nuk e kemi ditur mirë se çfarë nënkupton kjo. Foto është realizuar pasi ka dalë fotoja duke bërë shqiponjën, dhe kjo foto nuk është bërë më dëshirën tonë, ka qenë thjesht sepse ne kemi ndje dhembshmëri për të, sepse ajo ka qenë e kërcënuar dhe në gjendje të rëndë emocionale, ne kërkojmë falje por mund të themi se jemi të pafajshme”, shtoi ajo.

Pas debatit me njëra-tjetrën, Gashi dhe Çitaku e kanë bllokuar Valentinën në Instagram.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV