Sali Berisha zbulon datën kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi nga Lezha, ku mbajti “Foltoren” e radhës, se më 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së.

“Nga Lezha kam kënaqësinë e madhe të informoj shqiptarët, të informoj demokratët në Shqipëri dhe në mbarë botën,  se në 11 dhjetor do mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së. Rroftë Lezha, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

Edhe pse i shpallur “non grata” nga SHBA për “korrupsion madhor”, Sali Berisha “garantoi” demokratët, se si kryetar i PD-së, do të vendosë marrëdhënie të forta me SHBA-BE.

Ish-kryeministri u ndal te padia ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, duke u shprehur se miqtë e kanë informuar se në dosje ka zero prova dhe dokumenta.

“Kam kënaqësinë t’ju them sot që jo vetëm gjykatësi ka pranuar shqyrtimin e padisë sime, por miq të mi më kanë njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero dokumente, zero prova ashtu siç u kam thënë unë ju. Ftoj sekretarin e shtetit dhe cilindo shtetar të mbarë botës që çdo fakt, provë që të ketë, ta çoj në sallën e gjyqit në Paris. Të nesërmen e vendimit, po e kam pyetur veten, pse e morën këtë vendim ndaj meje? Çfarë kam bërë unë 8 vite, përveç foltores se Parlamentit dhe Facebook-ut nuk kisha asnjë fuqi tjetër. Me fjalën time kisha prish plane të mëdha të George Soros për ndarjen e Kosovës. Kisha kundërshtuar Minishengenin, kapjen e drejtësisë në Shqipëri”, tha Sali Berisha në fjalën e mbajtur.

Të fundit

Komunistët rusë protestojnë për WhatsApp, qytetarët sfidojnë censurën

Në Novosibirsk, Partia Komuniste ka dalë në rrugë jo për ideologji, por për WhatsApp. Qytetarët rusë janë të zemëruar...

Musk padit Apple dhe OpenAI, akuza për bllokim në tregun e inteligjencës artificiale

Kompanitë e Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar për pengim të konkurrencës në fushën e...

1896 – Sulmi i revolucionarëve armenë mbi Bankën Otomane

Më 26 gusht 1896, një grup revolucionarësh armenë të lidhur me organizatën Dashnaktsutyun (Federata Revolucionare Armene) ndërmorën një sulm spektakolar ndaj Bankës Otomane në...

Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar...

“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza

Në Gaza, edhe në moshën 30-vjeçare, njerëzit ndihen të detyruar të shkruajnë testamente, sidomos ata që punojnë në profesione të rrezikshme si gazetaria. Një...

Lajme të tjera

Web TV