Arratisja spektakolare/ Modelja joshëse shpërqëndron rojet, ja momenti kur nëna e saj i shpëton burgut (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një modele e njohur në INSTAGRAM ka ndihmuar mamanë e saj t’i shpëtojë burgut, duke shpërqendruar rojen e sigurisë me “hiret” e saj.

Vajza kolumbiane, Aída Victoria Merlano, 21 vjeçe, raportohet se zbatoi planin e saj të guximshëm për të nxjerrë nënën nga burgu duke përdorur një litar dhe një motoçikletë.

Gjatë një gjyqi këtë javë, prokurorët thanë se modelja ndihmoi ish-politikanen, Aída Merlano Rebolledo të arratisej nga një burg në Bogota, përmes një litari.

Incidenti ndodhi në tetor 2019, kur Rebolledo, atëherë 38 vjeç, u bë senatore, por u dënua pak më vonë pasi autoritetet zbuluan prova të mashtrimit të votuesve, korrupsionit dhe posedimit të paligjshëm të armëve.

Ajo u dënua me 15 vjet burg, brenda gjashtë muajve nga fitorja e saj, dhe u arratis vetëm dy javë më pas.

Mundësia për t’u arratisur lindi kur Rebolledo kishte një takim me dentistin. Ndërsa ajo shoqërohej nga një roje burgu dhe një shofer, në zyrën e dentistit që ndodhet jashtë burgut, ajo u lejua të hynte e vetme.

https://streamable.com/uccc9w

Pamjet nga El Tiempo tregojnë momentin kur ajo ishte në gjendje të zbriste nga dritarja duke përdorur një litar.

Më pas atë e pret një burrë me motoçikletë dhe arratiset. Nga ana tjetër, vazja dyshohet se shpërqendroi rojet e sigurisë

Pothuajse një muaj më vonë ajo u shfaq në kopertinën e një reviste duke pozuar e zhveshur në pranga , me titullin “Rrëfehet vajza e kongresmenes së arratisur”.

Rebolledo u kap përfundimisht në Venezuelë disa muaj më vonë, në janar 2020. Kësaj jave nisën gjyqet e Aída Victoria dhe një dentisti që kishte ndihmuar në arratisjen, të cilët mund të përballen me dënime të gjata nëse shpallen fajtorë. Vajza nuk është dënuar ende nga gjykata.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV