Ministrja Ibrahimaj prezanton projektbuxhetin e vitit 2022: 500 milionë lekë për pastrimin e qyteteve, buxhet rekord për sektorin e Kulturës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Ekonomisë dhe Financës, Delina Ibrahimaj ka prezantuar sot projektbuxhetin e vitit 2022.

E pranishme në Komisionin e Ekonomisë, Ibrahimaj pohoi se në këtë buxhet, 1 miliard lekë janë garanci sovrane për turizmin.

Sipas saj, për sektorin e Kulturës do të ketë buxhet rekord me vlerë 4.1 miliard lekë, ndërkohë, që 500 milionë lekë do të shkojnë për pastrimin e qyteteve kryesore.

“Për vitin 2021 presim rritje 7.6% dhe në vitin që vjen mbi 4%. Produkti i Brendshëm Bruto për banor në vitin 2013 ka qenë në vlerën 466 mijë lekë, shkoi 568 mijë lekë në vitin 2020 dhe pritet që të jetë 661 mijë lekë për banor në vitin 2022. 563.8 miliardë lekë pritet që të jenë të ardhurat e vitit 2022. Në vitin 2013, paga minimale ka qenë 22 mijë lekë dhe tani është 30 mijë lekë. Paga mesatare 45 mijë 961 lekë në tremujorin e parë të 2014, ka arritur në 56 mijë e 710 lekë në fund të këtij viti.

Për të mbështetur rritjen e mëtejshme ekonomike, ne prezantojmë projektbuxhetin 2022 që është buxheti më i madh në histori. Ky dokument fokusohet tek vijimi i reformave për rritje ekonomike dhe punësim, mbështetja e shtresave në nevojë, rritja e produktivitetit, forcimi i shtetit ligjor, digjitalizimi i ekonomisë, dhe projektet në infrastrukturë. Konsumi do rritet me 2.6% në vit, dhe do kontribuojë me 2.4% në rritjen ekonomike dhe investimet do rriten 5.5% në vitet 2022-2024 duke kontribuar me 1.4% në vitet që vijnë.

Do ketë 1 miliardë lekë garanci sovrane për turizmin dhe 500 milionë lekë për pastrimin e mjedisit. Do ketë dhe një garanci sovrane 1 miliardë lekë për manifakturën. Do të jepen 250 milionë lekë për start up! 27.45 miliardë lekë do të jepen për pushtetin vendor”, tha ministrja.

Të fundit

Zjarret në Divjakë dhe Lushnje, arrestohet një 64-vjeçar

Gjatë orëve të fundit, dy zjarre aksidentale kanë përfshirë sipërfaqe me pemë dhe tokë bujqësore në zonat e Divjakës...

Festa e titullit kampion, 3 tifozë rrëzohen nga tribuna dhe 81 të plagosur në spital

Tre tifozë në Algjeri kanë humbur jetën pasi ranë nga kati i dytë i stadiumit sepse një barrierë sigurie në katin e sipërm u shemb. Ngjarja...

Altin Dumani ul në detyrë ish-shefin e tij, Arben Kraja. Zbulohet arsyeja

Një lëvizje e papritur ka ndodhur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas asaj që gazetari Elton Qyno ka bërë...

Vlorë, rikthehet uji i pijshëm në lagjet e qytetit bregdetar

Problematika e mosfurnizimit të rregullt me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës mesa duket është zgjidhur. Drejtuesi i ujësjellës kanalizime në Vlorë, Ermal Murati...

“E kishim lëvizur uraniumin e pasuruar”, Irani reagon pas sulmit amerikan

Zyrtarë të lartë iranianë kanë deklaruar se pjesa më e madhe e uraniumit shumë të pasuruar është larguar nga baza bërthamore në Fordow përpara...

Lajme të tjera

Web TV