Aksident i frikshëm në aksin Shkodër-Koplik, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të hënë në unazën e qytetit të Koplikut, ku nga përplasja e dy mjeteve ka humbur jetën një nga pasagjerët.

Mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi Durim Lushaj, 45 vjeç, i cili udhëtonte në mjetin tip “Volkswagen”.

Ndërkohë në spital janë shoferi i kësaj makine dhe pasagjeri tjetër.

Policia tha se ka shoqëruar në Komisariat shoferin e mjetit tjetër ‘Benz’, një 20-vjeçar me inicialet E.P

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në unazën e qytetit të Koplikut, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Rrashkullaj, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. B., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri që udhëtonte në mjetin tip “Volkswagen” shtetasi D. L., rreth 45 vjeç dhe janë plagosur shtetasit L. B. (drejtuesi) dhe E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte

Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një plan gjithëpërfshirës emergjence për spitalet në Berlin për t'u përgatitur për skenarë të mundshëm...

Gjendet e pajetë në Sarandë një shtetase amerikane

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një shtetase amerikane është gjetur pa shenja jete në...

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara, padi në Apel

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara. Edhe pse i zgjedhur eurodeputet në Parlamentin Europian, Fredi Beleri ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit...

“Kur futen miliarderët në futboll, nuk ka më garë”

"Për herë të parë, po dëgjojmë që te Bayern përmendet arka e kursimit. Ky është një sinjal që futbolli po ndryshon shumë dhe unë...

Kur gripi mund të shkaktojë paralizë? Shkenca zbulon sekretin

Familja e një burri që u paralizua kur ishte ende fëmijë dyvjeçar, pasi u sëmur me grip, nxiti shkencëtarët të zbulonin se një gjen...

Lajme të tjera

Web TV