“Më tha që vetëm e ka kafshuar”/ Flet për herë të parë nëna e 6-vjeçares së dhunuar nga babai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Kamëz ku babai 27-vjeçar kishte dhunuar vajzën e tij 6-vjeçare ka shkaktuar jo pak debat dhe revoltë në media gjatë ditëve të fundit.

Në një intervistë për mediat nëna e të miturës ka treguar detaje nga kjo ngjarje e cika ka shokuar të gjithë shqiptarët.

Babai i të miturës, Rajmond Kunora dhunoi vajzën në mënyrë makabër duke i rrezikuar edhe jetën.

Vajza ka dëmtime të brendshme të organeve dhe të nxira në organet gjenitale. Ajo tashmë ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ku po merr mjekim.

Dyshohet se ai ka abuzuar seksualisht me vajzën, ndërsa pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore.

“Janë të pavërteta, abuzimet që bëjnë mediat. Ai e ka torturuar, por për atë pjesë do t’ia lej ekspertëve, pa dalë ekspertiza nuk është e drejtë të aludohet me këtë pjesë. Unë kam qenë në punë më kanë marrë në telefon i ati më ka thënë që fëmijë është i sëmurë, është helmuar, kam ardhur në shtëpi, e kam marrë në urgjencë, ka pasur gjakderdhje në trup. Para 6 viteve po ishte i dhunshëm, nuk më ka dhënë asnjë shenjë dyshimi. Më ka thënë që vetëm e kam kafshuar”, ka thënë ajo.

Sipas saj , ata kishin 6 vite të ndarë prej dhunës që ai ushtronte dhe ishin bashkuar prej 1 muaji e gjysmë.

Denoncimi i autorit është bërë nga Spitali Pediatrik Nënë Tereza në Tiranë dhe jo nga bashkëshortja ashtu si u bë me dije më herët.

“Nuk e kam kërkuar lirimin e tij. Nuk e kam denoncuar, e ka bërë spitali i pediatrisë tek Nënë Tereza. Kam pas përballje, më ka thënë se e ka rrahur me fishën e karikuesit. Nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Është në gjendje të rëndë për jetën. Policia, kushdo që e ka shit këtë lajm që kam dashur të abuzoj me fëmijën tim do japin llogari një më një. Ishim 6 vite të ndarë, kam 1 muaj e gjysmë që jemi bashkë. AI i ka thënë që nëse do t’i tregosh mamit do të çoj në spital. Ai punonte në lavazh “, shtoi ajo.

Të fundit

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Shkëndija ia del, kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë Steauan

Shkëndija shkruan historinë. Kuqezinjtë e Tetovës janë kualifikuar për në raundin e tretë eliminator në Champions League, pasi kanë fituar edhe në ndeshjen e...

Kritikët e Kremlinit, akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një delegacioni të nivelit të lartë...

Lajme të tjera

Web TV