Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Ulet tatimi për pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga 1 korriku i vitit 2022 do të ulet tatimi për pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë të reja.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook. Siç bën të ditur kreu i qeverisë tatimi do të ulet nga 23 për qind në 13 për qind.

Po ashtu, ditën e djeshme Rama bëri të ditur se nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, nuk do të ketë asnjë lloj taksimi për qytetarët që kanë një pagë deri në 40 mijë lekë të reja.

Heqjen e takës për paga deri në 40 mijë lekë kreu i qeverisë e kishte paralajmëruar në mars të këtij viti gjatë fushatës zgjedhore kur edhe prezantoi programin e Partisë Socialiste për pagat, taksat dhe biznesin. Pritej që vendimi të hynte në fuqi më 1 janar të 2022, por mesa duket do të shtyhet deri në korrik.

Të fundit

Bardhi: Unë ndryshe nga Berisha, nuk e quaj SPAK “organizatë kriminale”!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi bëri një “lumë” akuzash ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Shkak për...

Zuckerberg, Musk, përgjigjuni: Në lidhje me skandalin e abuzimit të fëmijëve në internet?

Susanna Rustin   Dy gjëra në dukje kontradiktore janë të vërteta. Ishte e tmerrshme që axhenda e politikës së brendshme të Mbretërisë së Bashkuar të rrëmbehej...

Kreditë konsumatore deri në 200 mijë lekë, BSH propozon ulje të ndjeshme të interesit

Banka e Shqipërisë ka përgatitur ndryshimet rregullatore që do të ulin ndjeshëm normën maksimale të interesit (NEI maksimal) për kreditë e vogla konsumatore. Sipas rregullores...

Berisha: PD do të fitojë thellë zgjedhjet e 11 majit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të triumfojë në zgjedhjet vendore të 11 majit, duke arritur një rezultat që...

SPAK, institucioni më i besueshëm për shqiptarët

Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë, ku spikat një mbështetje e lartë e qytetarëve për SPAK-un, i cili vazhdon...

Lajme të tjera

Web TV