“16-vjeçarja nga Durrësi ka 5 vite që punon për kompanitë e huaja nga shtëpia”/ Rama: Programi në shkolla vitin tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konsultim publik me nxënësit dhe studentët në Kamëz për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029).

Rama tregoi se sot mund të bëhen çudira falë njohurive në teknologji, ku ka shumë të rinj që punojnë në tregjet ndërkombëtare nga shtëpia.

Ndër të tjera, tregoi bisedën me një nxënëse në Durrës, e cila i tregonte se kishte 5 vjet që punonte për Gjermaninë dhe Poloninë nga shtëpia.

“Përmes njohurive mbi teknologjinë, njeriu sot mund të bëjë çudira, pavarësisht nëse është në Kamëz, Gjermani apo Amerikë. Edhe në Shqipëri, pavarësisht se nuk ka pasur sistem të organizuar dhe mbështetje për ata që janë futur në këtë rrugë, ka jo pak të rinj që sot punojnë në tregjet ndërkombëtare duke qëndruar në shtëpi.

Në një konsultë në Durrës, një vajzë 16 vjeçe na tregoi se kishte 5 vjet që punonte për Poloninë, Gjermaninë dhe punonte nga shtëpia me kompjuterin e vet. Pra që në moshën 11 vjeç. Kjo është norma në atë pjesë të botës rinore që merret me kodimin, programimin e tregun online.

Ne do bëjmë një investim edhe për mësimin e informatikës. Sot nuk është e nevojshme të jemi në një hapësirë për të shkëmbyer dijen apo për të marrë informacion. Po përgatisim një sistem me mësuesit më të mirë të mundshëm që do japin mësim pa qenë e nevojshme të jenë prezent fizikisht duke bërë që jo vetëm nxënësit të marrin cilësinë më të mirë të mësimit po edhe mësuesit që janë në klasë të rrisin kapacitetin. Këto do fillojnë të vihen në zbatim nga viti i ardhshëm shkollor sepse kërkojnë përgatitje”,tha Rama.

Të fundit

Andrew Tate dhe vëllai i tij ‘korrin’ fitore të rëndësishme në Gjykatë

Influencuesi kontrovers Andrew Tate ka siguruar një fitore ligjore sot pasi një gjykatë rumune refuzoi ta gjykonte atë për...

Buxheti i vitit 2025 botohet në fletoren zyrtare, ja kur hyn në fuqi

Pas dekretimit nga presidenti Begaj në datën 16 dhjetor, ligji për Buxhetin e Shtetit për vitin 2025 është botuar në fletoren zyrtare. Ligji për Buxhetin...

“Brexit” i kushtoi 34 miliardë dollarë Britanisë së Madhe në dy vitet e para

Pasojat ekonomike nga Brexit-i kanë çuar në një reduktim prej 34 miliardë dollarë të tregtisë me Bashkimin Evropian (BE) gjatë dy viteve të para...

Vjen lajmi i mirë/ Ikona e muzikës shqiptare do i rikthehet muzikës!

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku do i rikthehet muzikës. Këngëtarja shqiptare pritet të bëhet pjesë e traditës së këngës së fundvitit në Top...

Opozita rikthehet vetëm nëse bën ‘Kongresin e 10’ për të dënuar Sali Berishën!

Ylli Pata Opozita sot është e larme. Ka mjaft grupe, forca, edhe parti që qartazi i kundërvihen Sali Berishës. Janë qartazi pro SPAK, përkatësisht operacionit...

Lajme të tjera

Web TV