Përfundon procesi i legalizimit në Baldushk, Lame sqaron procedurat për tokat bujqësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ishte në një bashkëbisedim me banorët e njësisë administrative të Baldushkut. Lame duke shpërndarë 90 vendimet e fundit të legalizimit, ka njoftuar dhe mbylljen e këtij procesi në këtë zonë kadastrale.

I shoqëruar nga drejtori vendor z. Artur Cobani dhe stafi i Drejtorise, Lame ka shpjeguar vijimin
e procesit të regjistrimit të tokave bujqësore të përfituara me ligjin 7501. Drejtori i Përgjithshëm tha se falë ligjit 20/20 të gjithë mbajtësit e AMTP-ve duhet të aplikojnë për tu pajisur me certifikatë pronësie.

Duke dëgjuar ankesat e banorëve, se për të bërë gen planin duhet të paguanin një topograf privat, Lame sqaroi se me gjithcka do të merret Kadastra dhe e vetmja detyrë për mbajtësin e AMTP-se, është aplikimi tek portal qeveritar e- Albania. Lame tha se të gjitha familjet që e kanë në emër të prindërve të tyre AMTP duhet të nxitojnë për ta përfunduar aplikimin, pasi me vdekjen e personit që ka këtë dokument, procesi vështirësohet.

“Prindërit tuaj të shkojnë 100 vjet, por mirë është që të veproni në kohë për të aplikuar për pajisje me certifikatë pronësie”, tha Lame.

Në këtë zonë shumë banorë ishin pajisur me leje legalizimi që në vitin 2017 dhe nuk i kishin tërhequr tek zyrat e drejtorive vendore. Me perfundimin procesit te legalizimeve ne Baldushk, drejtoria vendore kishte marrë për të dorëzuar edhe këto leje që ishin bërë gati prej katër viteve edhe pse njoftimet janë publikuar në median e shkruar dhe në faqen zyrtare të Kadastrës.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV