Pastrimi i territorit, Rama: Të jesh patriot s’do të thotë të zbrazësh ‘pushkën’ në Facebook, por të mbash pastër vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur sot plani i veprimit për pastrimin rrënjësor të territorit të Shqipërisë, ndërsa kryeministri Edi Rama vendosi që ky proces të niste nga Vlora, duke zbritur edhe vetë në terren.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se mbetjet urbane nuk janë sjellë nga fuqi e mbinatyrshme, por nga dora e njeriut. Ai tha se të jesh patriot nuk do të thotë që të marrësh pushkën dhe të lufton për atdheun nga FB-ja, por të ruash dhe mbash pastër vendin.

“Faleminderit të rinjve që janë këtu me ne, për t’i dhënë një kuptim të plotë këtij procesi, i cili është ngritur mbi eksperiencën e disa viteve dhe mësimeve, dhe mbi zotimin se Shqipëria e pastër është prioritet i këtij mandati të tretë. Kur flas për përfshirje sa më të madhe, s’kam parasysh vetëm ata që fizikisht i bashkohen kësaj përpjekje duke qenë të pranishëm në çdo pikë ku shtrihet kjo nismë, por kam parasysh ata që janë në punë e tyre, në lëvizjen e tyre të lirë dhe që janë ndotësit. Këto plehrat këtu s’i ka sjellë nj forcë e mbinatyrshme, s’janë as mbetje arkeologjik, por një ndotje e të gjithë ne së bashku. Sikur atë shishen plastike të mos e hedh në anën tjetër të rrugës, apo familjet që vijnë për të kaluar disa orë në hijen e këtyre pishave, t’i marrë me vete ato mbeturina që prodhohen. Qytetarët kur vjen puna për të bërë komente, janë ambientalistë. Por sa pak janë ambientalistë në fjalë dhe në sjellje, duhet që gjithkush të kthehet nga vetja. Të jesh patriot s’do të thotë që të jesh gati të zbrazës pushkë në FB, apo të luftosh për atdheun duke komentuar nga kafeneja apo shtëpia, por të mbash pastër vendin tënd. Të mos i gërvishtësh fytyrën atdheut tënde. Ky plan buron nga shumë mësime të këtyre viteve. Situata këtu dhe kudo ka qenë më keq, por është shumë keq krahasuar me si duhej të ishte.”, tha Rama.

Të fundit

Horoskopi ditor, 2 Shkurt 2025

Dashi Ndikimi i favorshëm i yjeve, do të bëjë që të keni dëshirë të madhe për të udhëtuar. Ndonëse problemet...

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me rezultatin 1 me 0 në...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Lajme të tjera

Web TV