VOA: Takimi në Tiranë nuk i ka sheshuar divergjencat për “mini-shengenin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes Tiranës dhe Prishtinës duket se mbeten të hapura divergjencat lidhur me të ashtuquajturin “mini Schengen” ballkanik, nismë e sponsorizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Kosova deri më tani nuk i është bashkangjitur kësaj ideje, madje, pas takimit të radhës në Tiranë, pati kritika të drejtpërdrejta ndaj qeverisë shqiptare.

Takimi i sotëm në Tiranë mes kryeministrit Edi Rama dhe atij të Kosovës Albin Kurti, në vizitën e tij ë parë zyrtare jashtë vendit të tij, nuk ngjan t’i ketë sheshuar divergjencat. Biseda mes tyre zgjati mbi 30 minuta përtej parashikimit. Në përfundim të saj zoti Kurti, u përpoq të anashkalonte me diplomaci dallimet mes palëve për këtë çështje, duke evituar t’i përgjigjet pyetjes nëse Prishtina do të përfaqësohet në mbledhjen e radhës së kësaj nisme.

Ishte një temë e trajtuar, por shkurtimisht, duke qenë se takimi ynë sot ishte më parë për “makro Shengenin” shqiptar se sa për “mini Schengenin” ballkanik”, deklaroi kryeministri i Kosovës.

Por zoti Rama nga ana e tij, bëri të qartë se nuk ka arsye për të mos e mbështetur këtë ide. “Në këtë pikë kemi një diskutim për të çuar përpara. Besoj se nuk ka “makro Schengen” shqiptar, pa “mini Schengenin” ballkanik. “Makro Schengeni” shqipar, është i lidhur ngushtësisht me Schengenin rajonal sepse, nëse jemi konsistent në vazhdën e procesit të Berlinit dhe jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, atëherë na hapet rruga e mbyllur, prej vitesh, për të patur një hapësirë të përbëshkët mes dy shteteve, për të patur lëvizje të lirë mes nesh, jo vetëm të mallrave e kapitaleve, por dhe të njerëzve, çka deri dje ishte e paimagjinueshme” jo vetëm për shkak të rezistencës, jo vetëm të Serbisë”, deklaroi zoti Rama duke shtuar se “sot është vetëm në dorën tonë sepse këtë rezistencë unë e kam thyer dhe sot na takon të bëjmë më të mirën e të mos humbasim kohë, por t’a çojmë përpara këtë proces, pasi askush, as Serbia e as vendet e tjera nuk na thotë dot se po bëjmë Shqipërinë e madhe, nëse heqim kufirin”.

Të dy kryeministrat kanë rënë dakort ndërkohë, që të “ecim me një shpejtësi të re në drejtim të bashkëpunimit në të gjitha fushat” dhe në fund të muajit mars të organizojnë dhe mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive. “Dua që në këtë dekadë të tretë të shekulit 21, të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit, siç nuk ka qenë kurrë më parë mes dy vendeve”, theksoi kryeministri i Kosovës.

Lexo edhe :  Rithemelimi i PD? Açka: Ishte uzurpim, u ndërtuan alibi pas alibie, si çështje pronësie

Të dy vendet kanë firmosur deri më tani 77 marrëveshje bashkëpunimi, por një pjesë e tyre kanë mbetur në letër. Për këtë arsye të dy kryeministrat kanë rënë dakort që të ngrenë një komision të përbashkët ndërshtetëror “për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve, për të identifikuar problematikat në zbatimin e tyre e për t’ju drejtuar mbledhjes së qeverive si për arritjet ashtu dhe për nevojat për vendimarrje të tjera”, shpjegoi zoti Rama./VOA

Të fundit

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe...

Bardhi i përgjigjet kritikave të Ramës për gjyqtarin Balliu

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas kritiklave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu që sipas kreut të...

Grabitet diamanti me vlerë 25 mln dollarë në Dubai

Një nga diamantet më të rralla dhe më të vlefshme në botë, me peshë 21.25 karat, ishte në qendër të një grabitjeje kinematografike në...

Lajmi i fundit: Hungaria kërcënon Kievin zyrtar

Përveç luftës me Rusinë, Ukraina tashmë do duhet të përballet me një tjetër shqetësim që vjen nga Hungaria. Tensionet midis dy vendeve u përshkallëzuan pasi...

Klubi nga Arabia Saudite ofron 30 mln euro për yllin e Milanit

Pasi mori përgjigje ngeative nga Juventus për Manuel Locatelli, Ah-Ahli është hedhur në “sulm” për mesfushorin e Milanit, Youssouf Fofana, sipas asaj që raporton...

Lajme të tjera

Web TV