Trafikanti nga Tirana nuk i bindet policisë, gjendet i aksidentuar bashkë me emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër persona kanë mbetur të plagosur në aksident mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë” në Tepelenë.

Të plagosurit janë tre emigrantë të paligjshëm dhe një trafikant 20 vjeçar nga Tirana.

“Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të lagjes “Kordhoc”, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohej se transportonte emigrantë të paligjshëm. Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë duke shtuar shpejtësin e mjetit.

Për pasojë në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, Tepelenë mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe si rezultat kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 emigrantë të paligjshëm që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën”, njofton policia.

Të fundit

Mes mijëra aktivistëve nga e gjithë bota, çmimi mjedisor ‘Goldman 2025’ shkon për dy shqiptarë

Besjana Guri dhe Olsi Nika nga organizata Eco Albania u vlerësuan për përpjekjen e tyre për mbrojtjen e Lumit Vjosa nga...

Goli i parë te Benfica, shqiptari Adrian Bajrami shkëlqen si titullar në Kupë

Adrian Bajrami ka arritur një moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke shënuar golin e parë me ekipin A të Benficës. Mbrojtësi i...

U tall me pasagjerët duke thënë se kishte b*mbë në çantë, gruaja nxirret nga aeroplani

Një incident i pazakontë ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar Soekarno-Hatta në Xhakarta të Indonezisë, ku një grua e moshuar është nxjerrë nga aeroplani pak...

“Nëse më mobilizojnë me forcë, do të vras ​​veten”/ Rusia po rekruton me dhunë ushtarë

Rekrutimi i ushtarëve dhe detyrimi nga Rusia për të luftuar në anën e pushtuesit është krim lufte. DW foli me ukrainas dhe aktivistë të...

Aksident në aksin Lushnjë-Fier, humb jetë këmbësori! Arrestohet 57-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnjë–Fier. Viktima është një 77-vjeçar nga fshati Rrapëz, i...

Lajme të tjera

Web TV