Hakerët ndërhyjnë në postën elektronike të FBI-së dhe bëjnë lëvizjen e papritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hakerat kanë sulmuar postën elektronike të Byrosë Federale të Hetimit të shtunën dhe kanë dërguan prej andej me dhjetëra mijëra mesazhe ku paralajmërohej një sulm i mundshëm kibernetik, bëri të ditur vetë agjencia dhe specialistë të sigurisë.

Emailet e rreme dukej se vinin nga një adresë e ligjshme email-i e FBI-së që përfundonte me @ic.fbi.gov, thuhej në një deklaratë të FBI-së.

Megjithëse pajisjet kompjuterike që u prekën nga incidenti “u çaktivizuan menjëherë sapo u zbulua sulmi “, FBI-ja shtoi se “situata është ende në zhvillim e sipër”.

Hakerët dërguan me dhjetëra mijëra email-e duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm kibernetik, shkruante organizata për gjurmimin e kërcënimeve “Spamhaus Project” në llogarinë e saj në Twitter.

“Spamhaus” postoi në Twitter një kopje të një email-i të dërguar, me subjekt: “Urgjente: Aktor kërcënues në sistem”. Email-i përfundonte me një nënshkrim nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

FBI-ja është pjesë e Departamentit amerikan të Drejtësisë. Bloomberg News raportoi rreth këtij incidenti të shtunën. Në deklaratën e FBI-së thuhet se si FBI-ja ashtu edhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës, janë në dijeni të këtij incidenti. /VOA/

Të fundit

U arrestua në Greqi, kush është Jani Alia, si nisën përplasjet mes tij dhe Elton Çiçajt

Aliaj është i lindur në Tepelenë dhe i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e bujshme...

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare gazetari i njohur

Gazetari i njohur durrsak, Thanas Mustaqi ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Lajmi i hidhur është bërë me dije Unioni i Gazetareve Shqiptare, të cilët...

Rënia e inteligjencës/ A po harrojnë të rriturit si të lexojnë?

A jeni më i zgjuar se një dhjetëvjeçar? Të dhënat e reja tregojnë se një pjesë tronditëse e të rriturve në shtetet e pasura...

Tre profesionet më të kërkuara në BE për vitin 2025

Profesioni më i kërkuar në BE në vitin 2025 do të jetë eksperti i inteligjencës artificiale, sipas parashikimeve të fundit nga ekspertët kryesorë të tregut...

2025 është një… budalla! (Por paraqet edhe shumë kuriozitete numerike)

Nëse keni dëgjuar se 2025 është një shesh i përsosur, urime : jeni të informuar, TikTokers dhe entuziastët e matematikës nga e gjithë bota na mundojnë me javë të...

Lajme të tjera

Web TV