Projekt-buxheti i 2022-shit/ Zv. Kryeministri Ahmetaj: Borxhi, tërmeti dhe pandemia na bënë gjëmën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj tha në seancë plenare se shërbimi ndaj qytetarëve, është baza e buxhetit të vitit 2022.

Ai theksoi se financat publike po stabilizohen, edhe pse vendi ynë o godit nga tërmeti dhe pandemia e COVID.

 “A po rritet ekonomia? Të gjitha ca merrni ju apo ne referencë, thonë se rritet 11.6% ne gjashtëmujorin e parë. Punësimi e pagat? E vërteta është Po.
Investimet e reformat vijojnë? Po, kush është këtu ekonomist e kuptojnë cdo të thotë balancë koherente. Është diferenca mes investimeve dhe deficitit, dhe është pozitive në favor të investimeve.
Shërbimet publike po përmirësohen, ka vend pa fund për t’i përmirësuar, po shumica janë online. Financat publike po stabilizohen. Na ndodhi gjëma, shkuam në 80% borxh, po pse ku shkoi, dhe ata që e marrin vesh e thonë tamam për qytetarët. Në kohë si këto të gjithë ata që kanë lexuar e kuptojnë shumë mirë se gjëja e parë është zgjerimi”, tha ai.

“Tjetra është infrastruktura. Pse s’e kemi bërë dot Unazën? Do thoja s’na kanë lejuar financat publike, tani na lejojnë. Fokusi është te Tirana. Do thoja po, e drejtë duhet ta kishim mbaruar më parë.
Llogaraja? Bashkon dy Shqipëri. Shtohet vlera e jugut në favor të të gjithë shqiptarëve. Infrastruktura tjetër, porte aeroporte. Hajde i diskutojmë, debatojnë mund të keni ide shumë të mira, s’është se jeni pa gjë një pjesë e mirë e juaja. Është buxheti më i mirë i 30 viteve. Familjet me vështirësi do marrin trefishin e ndihmës. Po konsolidimi fiskal e keni parë sa i kujdesshëm është?

Eksportet u rritën me 130%. Bujqësia? Do i themi të vërtetat, ka shkuar 12 mld mbështetja me gjithë pjesën indirekte të saj. Turizmi? Kapëm nivelin e para pandemisë, falë politikës së kujdesshme që ndoqëm. Pa reforma nuk rritet një vend. Kursimet në gusht janë rritur, 250 mln $. Kur flasim për çmimet, patjetër që ka luhatje çmimesh. Pensionet, janë 2.6 mld indeksimi dhe 3.5 mld paketa e fundvitit. E dini sa e kemi shumë e fondit pa subvencionet, 1.2 mld. Që do të thotë e rrisim vitin tjetër 5%. Hajde diskutojmë c’të bëjmë më mirë. Nuk ua kërkoj që të votoni Buxhetin e shtetit. Do t’ju lutesha të bëni një gridë statistikore, që të diskutojmë paqësisht, të ndihmojmë njëri-tjetrin për ata përjashta”, tha Ahmetaj.

Të fundit

42-vjeçarja çeke mbytet në Qerret

Një pushuese nga Çekia ka humbur jetën në Qerret të Kavajës pasditen e të dielës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur...

Netanyahu pas pauzës: Nuk ka më justifikime për OKB-në

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar për herë të parë pas njoftimit zyrtar të ushtrisë izraelite për masat e reja në rritjen e...

Si i thotë Guardiola “largohu” Alonsos? Me disa milionë euro më shumë…

Real Madrid po kërkon një mesfushor dhe Rodri është lojtari ideal për mesin e fushës për projektin që ka në mendje Xabi Alonso. Duke parë...

“Berisha, nga dje, nuk është më kryetar i PD”

Sali Berisha nuk është më, nga dje, kryetar i Partisë Demokratike. Kështu tha në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN juristi Indrit Sefa, në...

BE në mbështetje të tranzicionit të gjelbër në Shqipëri, zbulohet plani

Një shishe qelqi, materiale të ndërtimit të hedhura apo edhe mbetje të ndryshme bujqësore mund të konsiderohen nga shumë si produkte jo te dobishme....

Lajme të tjera

Web TV