Shqiptari trondit Gjermaninë, ekzekuton ish-gruan me 5 plumba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 32-vjeçar nga Kosova ka shokuar qytetin e Mainzit ndërsa dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij 33-vjeçare me disa plumba. Sipas versionit zyrtar të policisë gjermane vrasja kishte ndodhur në një prej rrugëve të zonës së Minfeld. Pasi kishte shtënë me armë, kosovari më pas e kishte braktisur makinën e tij, ndërsa gruan 33-vjeçare pa shenja jete e kishin gjetur policia dhe mjeku i emergjencës. Në faqen zyrtare të Policisë së rajonit të Rheinpfalz në Gjermani, janë publikuar detaje nga tragjedia e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 8 shkurtit, ku një 32 vjeçar nga Kosova dyshohet se e ka vrarë ish-gruan e tij 33-vjeçare. E gjithë ngjarja ishte zbuluar nga një patrullë e Policisë së zonës së Worth e cila po inspektonte rrugët derisa kishin vërejtur që një makinë e tipit “Ford” ishte ndalur në zonën e Minfeld. Siç thuhet në këtë komunikatë zyrtare, pasi ishte ndalur makina, drejtuesi kishte dalë jashtë dhe në dorë kishte një pistoletë, të cilët e kishte hedhur menjëherë.

Policia i ishte afruar makinës dhe kishin gjetur një grua pa shenja jete në karrigen e pasagjerit, e cila kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Pasi mjeku i emergjencës kishte arritur në vendin e ngjarjes, kishte mundur të konfirmonte vetëm vdekjen e gruas, që siç thuhet në këtë komunikatë të policisë ka qenë ish-partnerja e kosovarit 32 vjeçar i cili edhe është arrestuar. Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë duke i vazhduar ‘Komisioni për Vrasjen’ nga Inspektorati Qendror për Krime. 32-vjeçari nga Kosova mbrëmjen e të shtunës ka dalë përpara gjykatës në Landau. Prokurori publik kishte urdhëruar që i dyshuari të ndalohej urgjentisht. Hetimet janë duke vazhduar nga Zyra e Prokurorit të Landaus dhe nga Komisioni për vrasjet. 33-vjeçares gjatë ditës së djeshme i është bërë autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Mainz. Sipas rezultateve të para të autopsisë, plagët e shkaktuara nga disa të shtëna kanë qenë edhe shkaktare të vdekjes së gruas së re. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Aksident në autostradën Vlorë-Fier, përmbyset automjeti!

 

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV