Rrëfehet Antonela Berisha: Jam dashuruar me burrë të martuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-konkurrentja e emisionit “Për’puthen”, Antonela Berisha, ka rrëfyer në emisionin “E diell” episode të panjohura nga jeta e saj.

Ndër të tjera Antonela tha se dikur ishte dashuruar me një burrë të martuar pa e ditur që ai kishte një partnere tjetër, ndërsa këtë e kishte zbuluar pas disa kërkimeve në Google.

“Më ka ndodhur që jam dashuruar me një person të martuar. Unë nuk e dija se ai ishte i martuar, por ngaqë jam FBI në gjak e zbulova. Kërkova emrin e tij në Google, edhe vendlindjen edhe më doli një lajm “filan këngëtar i ftuar në dasmë të këtij personi”.

Aty zbulova që ishte i martuar. Isha shumë e zhgënjyer. Kisha një muaj që e njihja. Kishte nisur ndjesia. Ai i shkreti dhe sot më lutet, por unë e ndërpreva gjithçka aty. Tani as nuk më intereson”, tregoi Antonela.

Me gjithë insistimin e moderatorit, ish-konkurrentja e “Për’puthen” refuzoi të tregojë emrin e personit në fjalë.

Të fundit

Kuvendi miraton me 71 vota pro ndryshimet në buxhetin e vitit 2025

Kuvendi ka miratuar këtë të enjte ndryshimet në buxhetin e vitit 2025. Në seancën e sotme plenare akti normativ...

‘Bukë, zemër dhe pak kripë’, Tirana mikpret festivalin ndërkombëtar të arkitekturës

Festivali 'Bukë dhe zemër dhe pak kripë' do të startojë mëngjesin e së premtes 6 qershor në Tiranë. Arkitektë të suksesshëm nga e gjithë...

Çfarë ndodhi jashtë kuvendit? Qytetarët tentojnë të mbyllin deputetët brenda

Për herë të 27 deputetët iu drejtuan Kuvendit të kosovës me qëllim konstituimin e tij. Mirëpo kësaj radhe disa qytetarë ishin mbledhur në hyrje...

Përdhunoi 24-vjeçaren në Lushnje, arrestohet autori

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lushnjë pasi akuzohet se ka përdhunuar një 24-vjeçare. bMarius Çela banues në fshatin Barbullinjë u...

Pse Kosova po ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi?

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë vendosë masë ndalese të pakohshme, për import të ruminantëve të vegjël Dele dhe Dhi nga regjioni i...

Lajme të tjera

Web TV