“Audiobooks.al” nga SIGAL UNIQA, merre librarinë kudo me vete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leximi është palestra e mendjes. Të shpenzosh kohë duke iu përkushtuar leximit është një aktivitet për të cilin do falenderosh veten më vonë.

Përfitimet të cilat grumbullohen janë të panumërta ndërsa kjo kronikë shërben si një kujtesë e të gjitha aspekteve pozitive të cilat vlejnë dhe si një këmbanë thirrjeje për të rrëmbyer sa më shpejt të mundësh librin që ke lënë përgjysmë prej kohësh.

Kompania lider e sigurimeve në vend dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, i ka dhënë një rëndësi të veçantë edhe përgjegjësi sociale ndaj qytetarëve me një sërë aktivitetesh që synojnë përmirësimin e jetës së tyre, por edhe pasurimin e anës mendore dhe shpirtërore.

Një prej këtyre projekteve është edhe “AudioBooks”, platforma e parë dixhitale e librave audio.

“Platforma e parë dixhitale e librave audio në SHQIP “Audiobooks” sjell te shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pa asnjë kosto, librat e autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Këtu e gjejnë veten duke filluar që nga fëmijët e moshave të vogla, duke dëgjuar përrallat e tyre të preferuara, fëmijët pak më të rritur me librat shkollorë apo libra artistikë që u përshtaten moshës së tyre dhe deri tek të rriturit, që mund të dëgjojnë romane, histori, kulturë, e plot libra interesantë dhe me vlera të mëdha.

Librat vijnë tek ju nëpërmjet zërave të njohur të personazheve që kanë shumë vite eksperiencë në gazetari dhe jetën publike, dhe me profesionalizmin dhe zërin e tyre unik përcjellin tek çdo dëgjues librat më të mirë të epokës moderne, si dhe të historisë e kulturës së vjetër mesjetare e të rilindjes”, tregon koordinatorja e projektit, Tereza Kokona.

Ndërkohë, sipas CEO-s së “SIGAL UNIQA Group Austria”, z.Avni Ponari, i cili është edhe ideatori i projektit, “AudioBooks” mund të dëgjohet nga kushdo dhe në çdo cep të botës.

Lexo edhe :  ‘Larg duart nga monedha jonë!’/ Protesta në Bullgari, qytetarët kundër kalimit në euro

“Është një produkt i cili mund të dëgjohet në të katërta anët e botës. Falas. Dhe natyrisht u vjen në ndihmë të gjithëve. Duke filluar nga fëmijët e moshave të vogla e deri tek të rriturit pasi aty gjejnë gjithë zhanerin e librave”,  u shpreh z.Ponari.

Por sa libra gjenden aktualisht në “Sigal Audiobooks.al” dhe si mund të dëgjohen?

Aktualisht në “SIGAL Audiobooks.al” gjenden mbi 100 libra dhe informacione mbi sigurimet, të gjitha të disponueshme dhe të aksesueshme online për të gjithë.. Librat mund të dëgjohen falas në çdo kohë nga celulari ose kompjuteri dhe jeni Ju ata që përzgjidhni titujt që dëshironi të dëgjoni. Shkarkoni tani aplikacionin në App Store ose Play Store për të dëgjuar pa limit dhe falas”, menaxher për web dhe marketingun digjital në SIGAL UNIQA Group Austria.

Ne biseduam edhe zv.dekanen e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Elsa Skënderi Rakipllari, njëherazi edhe autore, e cila foli mbi ndikimin që teknologjia në libra dhe pse “AudioBooks” është një platformë që duhet mirëpritur.

“Audiobooks-et janë një formë shumë efiçente për ta sjellë librin, informacionin, kulturën edhe tek ata që mbase nuk e kanë kohën të shfletojnë një libër fizik”, u shpreh zv.dekanja e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Mos qëndroni larg leximit, qoftë edhe përmes formave të reja që lejon sot teknologjia.

Siç thotë edhe shkrimtari i madh amerikan Mark Twain: “Shokë të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje të qetë: kjo është jeta ideale”.

Mos harroni! Përgjatë pesë ditëve, nga 17 deri më 21 nëntor 2021, SIGAL UNIQA Group Austria ju mirëpret të vizitoni në Panairin e Librit, në Pallatin e Kongreseve.

https://www.youtube.com/watch?v=wM27M3f6IRY

Të fundit

Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së...

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin.Temperaturat janë të larta, veçanërisht...

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë....

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në platformën sociale X, në pronësi...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Lajme të tjera

Web TV