Tronditëse në Fier/ Rrëmbehet dhe groposet 8-vjeçari, gjendet i pajetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë, makabër, është regjistruar në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer fëmijën e fqinjit mesditën e sotme, e ka vrarë dhe e ka groposur në shtëpinë e tij.

Sipas informacionit të policisë mësohet se mbi bazën e provave është ushtruar kontroll në banesën e një 28-vjeçari me inicialet K.Ç., është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar autorin dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.

Njoftimi i policisë: 

Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.

Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motive të saj

Të fundit

Si ndikoi universiteti britanik në rritjen e racizmit (investigim)

Universiteti i Edinburgut, një nga institucionet më të vjetra dhe më prestigjioze të arsimit në Mbretërinë e Bashkuar, ka...

Sarandë, 20-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është gjetur pa shenja jete në banesën ku qëndronte për pushime në qytetin bregdetar të Sarandës. Ngjarja sipas policisë...

NASA publikon hartën: Mesdheu po digjet nga zjarret

Mesdheu po përjeton një prej verave më të nxehta dhe më shkatërrimtare të viteve të fundit, ndërsa qindra vatra zjarri janë regjistruar përgjatë gjithë...

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të deklaratës së tij se Mali...

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për...

Lajme të tjera

Web TV