Mashtrimi me firmat e ‘Foltores’/ Gazetarja nxjerr ‘bllof’ Berishën, firmos si delegate formularin për Kuvendin Kombëtar të PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë dhe abuzimet në procesin e mbledhjes së firmave nga ish lideri i PD-së Sali Berisha për të thirrur Kuvendin Demokrat në 11 dhjetor 2021. Fiks Fare tregoi se sa e lehtë ishte të firmosje dhe të plotësoje formularin pa qenë delegat, pa qenë anëtar i Kuvendit Kombëtar të PD-së dhe pa qenë as anëtar i Partisë Demokratike.

Gazetarja e Fiks Fare plotësoi dhe firmosi pikërisht këtë formular që anëtarët e stafit të Berishës ua jepnin pjesëmarrësve, formular sipas të cilit çdo delegat mund të nënshkruajë për të kërkuar thirrjen e Kuvendit.

Fiks Fare mori pjesë në disa takime që Sali Berisha ka kryer nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë. Në takimin që pati në qytetin e Sarandës në 12 nëntor 2021,gazetarja e Fiks Fare firmosi pa hasur në asnjë pengesë përpara fillimit të takimit tek Hotel “Mediterrane” të “Foltores: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Askush nuk i kërkoi kartën e anëtarësimit apo verifikoi emrin e saj në listë. Mjaftoi karta e identitetit dhe një video që vetë anëtarët e stafit ia bënë në momentin e firmosjes së formularit. Gazetarja kontakton me organizatoret e takimit te Berishës në Sarandë, të cilët vetprezanohen si anëtarë të Forumit Rinor të PD-së.

Ata e orientojnë të takojë një zonjë me emrin Manjola, e cila,sipas tyre ka edhe nje zyrë arkitekturore në rrugën e dytë në Sarandë, ku mban edhe formularët e Berishës.

Më pas gazetares së Fiksit i sjellin një formular, ku shënon gjeneralitetet e saj, deklaron se i përket seksionit 4 të PD-së ,por nuk paraqet asnjë dokument tjetër që ta vërtetojë këtë dhe firmos formularin e gatshëm. Madje gjatë firmosjes, organizatorët kërkojnë që ta filmojnë,në mënyrë që ta kenë si provë firmën e saj. Sali Berisha, gjatë javëve të fundit ka nisur mbledhjen e firmave të delegatëve për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Lexo edhe :  Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Berishës

Berisha ka deklaruar se thirrja e Kuvendit do të mundësojë zhvillimin e një referendumi ndaj vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar dhe se thirrja e Kuvendit Kombëtar do të bëhet sipas statutit, duke mbledhur firmat e delegatëve.

“Kuvendi Kombëtar i demokratëve të cilin e mbledhim për herë të parë me firmat e anëtarësisë do ta shndërrojnë PD-në në forcën e pamposhtur dhe te fitores. Emrat e atyre guximtarëve që firmosën do të skaliten në muret e kohës si emrat e atyre që rivendosën pluralizmin politik.”, deklaroi Berisha dy ditë më parë. Por Fiks Fare tregoi sesi në këto lista firmosin edhe persona që nuk janë anëtarë të PD-së dhe as të FRD-së.

Disa ditë më parë duke artikuluar për herë të parë ambicien për rikthim si kryeministër, ish-lideri demokrat Sali Berisha tha se dorëzoi në Këshillin kombëtar të PD, 4200 firma për të thirrur Kuvendin Demokrat./Top Channel

Të fundit

‘Gëzuar përvjetorin!’ Presidenti Trump dhe Melania, 20 vite martesë

Donald Trump dhe Melania Knauss festojnë 20 vjetorin e martesës së tyre, e cila u kurorëzua më 22 janar...

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon lajmin: Është regjistruar në Gjykatë

Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit nën logon e partisë së re “Demokratët euroatlantikë””. Lajmin e ka dhënë në...

“Vendosmëri absolute për ndryshim”, Këlliçi takohet me diasporën shqiptare në Nju Jork

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët në Bronx, Nju Jork, SHBA. Këlliçi...

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Lajme të tjera

Web TV