Fatmir Haklaj, si e çarmatosi brigadën “Mërgimi” të Bujar Bukoshit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ka thelluar hetimin e tij emisioni investigativ “Top Story” rreth çështjeve “Haklaj” dhe “Hajdari”, kjo jo vetëm përmes dokumenteve por edhe dëshmive të gjalla. Por si vazhdon rrjedha e ngjarjeve…

Në fund të muajit Qershor, kur lufta e Kosovës po mbaronte, del në skenë edhe njëherë emri i Fatmir Haklajt, i identifikuar prej vitesh si njeriu që ndihmonte UÇK-në me armatime. Ai, bllokon në hyrje të Bajram Currit brigadën “Mërgimi”, pjesë Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, e njohur gjerësisht si FARK.

Kjo njësi luftarake që financohej nga qeveria në ekzil e Bujar Bukoshit ishte tërhequr nga Kosova pasi ushtria serbe kishte nisur operacionin e gjerë “Patkoi”. Rolin kryesor të kryengritjes e mori Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Brigada “Mërgimi” kishte qëndruar në bazën kryesore të FARK në Mamurras.

Shërbimi Informativ dhe qeveria Nano akuzuan në atë kohë Bujar Bukoshin se disa trupa të kësaj brigade kishin marrë pjesë në Grushtin e Shtetit të 14 Shtatorit në Tiranë. Në 19 Qershor, forcat speciale të policisë mbërrijnë në Mamurras dhe i kërkojnë kolonelit Tahir Zemaj, komandantit të brigadës të lënë armët dhe të largohen në Kosovë.

U arrit marrëveshje që të dorëzoheshin armët e rënda ndërkohë policia do shoqëronte 250 pjesëtarët e brigadës deri në kufi. Në fakt, në Qafën e Malit në Pukë, forcat e policisë u tërhoqën. Ushtarët e brigadës “Mërgimi” u udhëzuan që të kalonin në Kosovë përmes Tropojës dhe jo përmes Kukësit.

Nuk dihet nëse ishte e planifikuar më parë, dhe kishte bekimin e instancave shtetërore por në hyrje të Bajram Currit, pranë varrezave të Dëshmorëve, ushtarët e FARK bllokohen nga Fatmir Haklaj aso kohe shef i Grupeve të Gatshme në Tropojë. Ai u jep ultimatum të dorëzojnë armët dhe të kthehen pas.

Lexo edhe :  Gjendet i pajetë një 70 vjeçar në Tiranë

Haklaj i konsideronte forcat e Bujar Bukoshit tradhtarë dhe kundërshtarë të UÇK-së. Ai deklaroi se nuk mund të rrezikonte vëllezërit që derdhën gjak për çlirimin duke lejuar të hynte në Kosovë një brigade tradhtare e armatosur.

Ndërhyrjet e Bukoshit në qeverinë qendrore në Tiranë nuk bënin punë tek Fatmiri i cili deklaronte se nuk merr urdhra nga askush. Pasi u çarmatosën, trupat e FARK kaluan në Kosovë përmes aksit Bajram Curri-Qafë Luzhë-Krumë-Kukës.

Me të mbërritur në Kosovë, 6 pjesëtarë të brigadës “Mërgimi” u morën peng dhe u ekzekutuan. Të dyshuar për ngjarjen që përfundoi në Gjykatën e Hagës ishin Ramush Haradinaj dhe drejtues të tjerë të UÇK-së. Haradinaj, u shpall i pafajshëm.

Të fundit

3 pikë të arta për Elbasanin, tjetër disfatë e Partizanit

Elbasani mundi 2-0 Partizanin, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Të besuarit e Gvozdenovic festuan në minutën e...

Testamenti i Anastasit: I fal ata që më penguan…

Testament i Kryepiskopit të Tiranës, Durrës dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit: “I bekuar qoftë emir yt o Zot. Me mirënjohje të thellë reflejktoj mbi vitet që...

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, vihen në pranga katër persona në Tiranë

Policia  e Tiranës ka vënë në pranga katër persona pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Në pranga të policisë ka rënë...

Capital T dhe Adrola Dushi konfirmojnë zyrtarisht lidhjen

Këngëtari Capital T, ka konfirmuar zyrtarisht romancën e tij të shumë përfolur me modelen Adrola Dushi. Teka ka publikuar disa foto nga ditëlindja e tij...

Zelensky do të takohet me mbretin Charles, çfarë pritet të ndodhë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me Mbretin Charles gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar. Zëdhënësi i Zelenksyt, Sergiy Nykyforov konfirmoi lajmin...

Lajme të tjera

Web TV