Buxheti për Shëndetësinë/ Manastirliu: Mos lejoni që pika e zezë mbi detin e dobive që prodhon mjekësia të ndotin të bardhën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zbuluar detajet e buxhetit të vitit 2022, duke nisur që nga rritja e kuotave për Fakultetin e Mjekësisë deri tek rritja e pagave dhe modernizimi i infrastrukturës në spitale e qendra shëndetësore.

Nuk la pa përmendur “skeptikët” duke sugjeruar që asnjë pikë të zezë mbi detin e dobive që prodhon mjekësia të ndotin të bardhën e madhe të saj.

Manastirliu: Gjatë vitit 2022 do të hapim 150 kuota të reja duke e çuar në 450 numrin e kuotave të pranimit në Fakultetin e Mjekësisë. Buxheti 2022 është i pari kapitull i vizionit, do të jetë 360 milionë dollar, 70 milionë dollar më shumë se buxheti fillestar i 2021. Për mjekët dhe infermierët, do të ketë rritje pagash për mbi 18 mije personale shëndetësor, bonus 2.5 milionë, incentive financiare për shërbime të dedikuara, për mjekët dhe infermierët, punësimi do të jetë transparent përmes portaleve, hapim pozicione të reja pune për infermierë me programin e ri të studimeve që fillojnë prej 1 dhjetor. Do të përfundojmë akreditimin për të gjitha strukturat e shërbimeve, një strukturë e re që bëhet funksionale prej janarit.

Për qytetarët, buxheti 2022 garanton financimin e programeve të shëndetit publik dhe përgjigjen ndaj pandemisë, fuqizim të kapaciteteve spitalore dhe mbështet me 2,7 miliard lekë vaksinimin ndaj covid. Programi i kujdesit ka në fokus transformimin e qendrave shëndetësore. Zgjerojmë skemën e rimbursimit të barnave duke financuar 110 milionë dollar. Sigurojmë mbi 4.6 milionë analiza falas në spitale. Fuqizojmë urgjencën kombëtare duke rritur flotën motorike me synim kohën e mbërritjes së urgjencën.

Buxheti 2022 garanton modernizimin e infrastrukturës së shërbimit shëndetësor në të gjitha nivelet. Nisim rehabilitimin të spitalit Infektiv duke e kthyer në një qendër reference për sëmundjet infektive. Modernizojmë QSUT duke vijuar me sëmundjet e brendshme dhe përfundojmë rikonstruksionin e pajisjen e spitalit pediatri në Elbasan, maternitetin të Kukësit dhe vijojmë rikonstruksionin e mbretëresha Geraldinë.

Lexo edhe :  Lista e deputetëve në fokus, Rama bën seleksionimin e kandidatëve të PS

Të mos harrojmë një element të rëndësishëm, revolucionin digjital. Do të shtrijmë digjitalizimin në sistemin farmaceutik me qëllim rritjen e transparencës dhe reduktimin e burokracive. Të gjitha janë punë që kemi nisur e do ti finalizojmë sikur janë programe dhe projekte të reja që fillojmë së bashku.

A po ecën gjithçka kaq fjollë? Aspak. E di sa shumë problem mbeten për tu zgjidhur, sa rrugë kemi për të bërë deri kur të mbërrijmë aty ku e duam ne shëndetësinë. Ne jemi kritikët e parë të vetes sonë, jemi pranues. Duhet të jemi vigjilentë për mos lejuar ndonjë pikë të zezë mbi detin e dobive që prodhon mjekësia të ndotin të bardhën e madhe të saj. Jemi duke punuar në disa plane. Dua t’ju falenderoj nga zemra për sakrificën tuaj në një periudhë aspak të lehtë si kjo e pandemisë.

Të fundit

Mbrojtja e Evropës, dilema mbi lidershipin ushtarak: Franca apo Gjermania

Nga Leonard Veizi   Në Evropë ka një lloj alarmi. Raportet e reja që po vendosen në skenën gjeopolitike ndërkombëtare kanë...

Berisha dhe Rama listë për të siguruar veten

Edhe pse listat e mbullura dhe të hapura përfshijnë një pjesë deputetësh dhe ish-deputetësh, si Edi Rama ashtu edhe Sali Berisha janë kujdesuar që...

Kumbullat e thara, zbuloni vlerat e larta ushqyese për një trup të shëndetshëm

Kumbullat e thara, jo vetëm që janë shumë të shijshme, por edhe për tejkalimin e disa problemeve shëndetësore. Ato janë të pasura me antioksidantë,...

Pamje fantastike/ Hëna e plotë dhuron “show” në Stamboll

Hëna e plotë ka paraqitur pamje mahnitëse mbi objektet simbol të Stambollit në Turqisë. Pamjet mbresëlënëse janë kapur nga Hëna e plotë në kuadratin e...

Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj

Juristi Kreshnik Spahiu, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv me Marsela Karapanxho ka komentuar sondazhin ekskluziv të Piepolit në bashkëpunim me...

Lajme të tjera

Web TV