Aksidenti me 7 viktima në Greqi, trafikanti moldav po mundohej t’i shpëtonte policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ëndrrat për një jetë më të mirë patën një fund tragjik për 14 emigrantë të paligjshëm në Greqi. Mediat në vend raportojnë se një trafikant nga Moldavia po i transportonte me një automjet Citroen C5 në momentin që ndodhi aksidenti pasi po ndiqej nga oficerët e policisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën e Egnatias. Shoferi që po udhëtonte nga Komotini në Xanthi pak pas mesnate, tentoi që t’i arratisej policisë dhe nuk iu bind sinjalit të oficerëve për kontroll duke shtuar shpejtësinë.

Patrulla vijoi që ta ndiqte por në një momenti ai e mori kthesën me shpejtësi të lartë dhe për pasojë humbi kontrollin e mjetit. Pas përplasjes raportohet se automjeti u dëmtua rëndë dhe për pasojë shtatë prej pasagjerëve humbën jetën.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Komotini-t në gjendje të rëndë për jetën. Kurse, dy të tjerë që kanë marrë lëndime të lehta janë dërguar në spitalin e Xanthi-t. Ndërkohë autoritetet kanë nisur një hetim për rrethanat e ngjarjes që u kthye në një tragjedi. Po ashtu po hetohet për identifikimin e viktimave, shtetësia e të cilëve nuk dihet ende.

Të fundit

Risi në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada jep njoftimin

Duke nisur nga data 2 shtator e këtij viti do të ketë ndryshime në procedurën e aplikimit për vizë...

Një viktimë dhe disa të shtruar në spital! Fajin e ka… brokoli!

Një ngjarje tragjike që ka ndodhur në vetëm pak orë në Kalabri, por tashmë ka ndezur alarmet në të gjithë zinxhirin agro-ushqimor kombëtar në...

Kodi i Ri Penal, Fatos Lubonja: Rama po e bën për të forcuar pushtetin

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në News 24, foli për zhvillimet e fundit politike në vend. Lubonja, duke komentuar draftin e Kodit Penal, u shpreh...

Guardiola vs Amorim, nis “derbi” për lojtarin që kushton 120 mln euro

Manchester United thuhet se do të përballet me konkurrencën e Manchester City për nënshkrimin e mesfushorit të Brighton, Carlos Baleba. Sipas ESPN, Pep Guardiola...

Eksodi i çmendur, “Vlora” dhe 20 mijë shpirtra mbi një det shprese

Nga Leonard Veizi Nga larg, mëngjesi i 8 gushtit 1991 nuk dukej se kishte asgjë të zakonshme në portin e Durrësit. Ajri rëndonte nga dielli...

Lajme të tjera

Web TV