Rama merr në mbrojtje Elvis Naçin dhe Arbër Hajdarin: Goditje skandaloze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u ka dalë sot në mbrojtje Elvis Naçit dhe Arbër Hajdarit, në lidhje me disa kritika që u janë drejtuar atyre për fondet e mbledhura për tërmetin e 26 nëntorit.

Në mbledhjen e katërt të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Rama i konsideroi skandaloze goditjet ndaj dy aktivistëve, duke sqaruar se fondet e mbledhura prej tyre nuk janë vendosur ende në funksion për shkak se po pritet realizimi i projekteve të rindërtimit.

“Dua të shpreh solidaritetin tim edhe me dy personat që kam në krah për këto goditje skandaloze që nuk kanë asnjë lidhje me angazhimin dhe solidaritetin e tyre se nuk po bëjnë asgjë dhe donacionet nuk dihen ku kanë shkuar. Dua të bëj me dije se çdo qindarkë është në pritje të ekzekutimit të projekteve. Ekzekutimi i projekteve kërkon edhe pak kohë”, u shpreh Rama.

Naçi dhe Hajdari janë kritikuar për shkak se ende nuk ka nisur rindërtimi i banesave për banorët e prekur nga tërmeti shkatërrimtar. Por, sipas asaj që deklaron kryeministri Rama, fondet e mbledhura prej tyre nuk janë vënë në funksion për shkak se projektet e rindërtimit nuk janë ende gati.

Të fundit

Horoskopi ditor, 9 Gusht 2025

Dashi Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te kalojnë një dite goxha te vështirë...

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani Asparuh – kalojnë lumin Danub...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Lajme të tjera

Web TV