Donaldi këshillon Sarën për raportin që ajo ka me Pajtimin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sarah Berisha deklaroi dje se nuk do të krijojë lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, pavarësisht se ndihet mirë dhe e pëlqen Pajtimin. Djali nga Kosova i shprehu pëlqimin blogeres që natën e parë që u bë pjesë e këtij formati, por pas stepjes së Sarës, edhe ai ka vendosur të tërhiqet.

Pasi Sara e ftoi në takim mbrëmë, Pajtimi e refuzoi para të gjithëve, ndonëse shkoi t’i kërkojë falje më vonë. Pas gjithë këtyre situatave, Donaldi ka shkuar të flasë me blogeren, për t’i dhënë disa këshilla.

Aktori i humorit i tha Sarës se nëse vërtet e pëlqen dhe dëshiron të ketë diçka me Pajtimin, nuk duhet ta ndrydhë veten për shkak të opinionit të publikut. Ai i tha se kjo eksperiencë është shumë e veçantë dhe se vjen vetëm një herë në jetë, prandaj ajo duhet të sillet si e ndjen.

Pjesë nga biseda:

 

 

Donaldi: Ti ça ndjen? Unë i shikoj gjërat shumë pastër dhe nuk mendoj që…

Sarah: Të ta them tamam?

Donaldi: Po.

Sarah: Në fillim e shikoja që nuk është se më pëlqente. E shikoja që më shumë ishte ndaj atij, sesa ndaj meje. Pastaj, kam pasur edhe momente të vështira dhe ai më është gjendur shumë afër. E kam vlerësuar shumë. Kjo më ka bërë ta ndjej edhe më afër vetes. Kjo pjesa e Antonelës, e kam bezdi se e shoh që ka hyrë me tendencën për të bërë lojë. Unë të paktën këtu brenda, s’e di. Nuk dua dhe as do doja të krijoja këtë lidhje ose të dilja çift nga këtu.

Donaldi: Pse ke frikë?

Sarah: Nuk është se kam frikë, po…

Donaldi: Ça frike ke? Të familjes, të shoqërisë?

Lexo edhe :  Dikur e quanin “Brad Pitti francez”, transformimi i pabesueshëm i aktorit (FOTO)

Sarah: Në përgjithësi.

Donaldi: Për publikun?

Sarah: Nuk dua që kjo gjëja të shkojë kështu edhe kur të dal jashtë ‘Jo ishte thjesht për lojë!’. Më mirë e nis një gjë jashtë, sesa këtu brenda, se nuk i dihet asnjëherë jetës.

Donaldi: Ti mendon se është njësoj jashtë me këtu?

Sarah: Mendoj se brenda e njoh më mirë, se jemi 24 orë.

Donaldi: Atëherë? Sa vjeç je ti? Ça kuptimi ka jeta nëse ti nuk i shfaq gjërat që do? Për çfarë ekziston? Ti nuk jeton, ti ekziston. Ti je e gatshme të jesh e hapur përpara njerëzve, të cilët të përkrahin për njeriun që je. Kur të intereson dikush, jepi gaz dhe jetoje, se nuk të vjen shpesh kjo eksperienca dhe të përjetosh një gjë këtu brenda është diçka e bukur, se e njeh njeriun ndryshe nga jashtë. Se i jeton gjërat ndryshe. Je 24 orë këtu, je me kamera dhe është gjë e çuditshme.

Sarah: Dhe e bukur.

Donaldi: Dhe është super përvojë, prandaj dhe ai (Pajtimi) ndihet keq për këtë gjënë.

Sarah: Ka dhe një gjë. Nuk mund të them që e kam super qejf…

Donaldi: Po normal, se ti nuk ke kaluar kohë me të.

Sarah: E di, se nuk i kam dhënë as mundësi që të njihemi.

Donaldi: Po pra. Të gjitha janë shkak-pasojë e veprimeve të tua. Se kur nuk jep asnjë shenjë, nuk e di se çfarë mund të bëjë një mashkull.

Sarah: Ne dimë pak për njëri-tjetrin dhe janë gjithë këto që kanë ndodhur në shtëpi.

Donaldi: Unë s’e dija që ti i ke thënë ‘jemi shokë’. Duke analizuar situatën…

Të fundit

Po vjen blerja më e kushtueshme në historinë e Premier League!

Alexander Isak është lojtari më i lakuar i momentit në mediat sportive të Europës.  Sulmuesi po bën një betejë të...

Elon Musk heq dorë nga ideja e themelimit të partisë? Arsyeja quhet… Tesla

Sipas një raporti të medias amerikane, Wall Street Journal, Elon Musk me sa duket i ka pezulluar për momentin planet e tij për të...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

“Ecim”, thotë Rama! Lirohen hapësirat publike në Durrës

Aksioni për lirimin e hapësirave po vijon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje të reja të aksionit, kësaj radhe...

Veton Surroi: Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

Andrej, vëllai i presidentit të Serbisë, Vuçiq, doli në protestë kundër studentëve protestues (ashtu njihen, ndonëse ka kohë që nuk janë studentë, por një...

Lajme të tjera

Web TV