Turqia njeh patentat shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Patentat e Shqipërisë do të njihen edhe në Turqi. Marrëveshja është nënshkruar sot nga ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Turqisë, Gent Cakaj dhe Mevlüt Çavuşoğlu.

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë, Cakaj theksoi se kjo marrëveshje do të shmangë të gjitha burokracitë dhe se shoferët shqiptarë mund të lëvizin në territorin turk duke përdorur patentat shqiptare. Të njëjtin lehtësim do të kenë edhe shoferët turq në Shqipëri.

Pak ditë më parë ishte Greqia që njohu patentat shqiptare.

Në konferencë, Cakaj dhe Çavuşoğlu bënë me dije se janë nëshkruar edhe marrëveshje të tjera. Shqipëria dhe Turqia kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi midis dy akademive diplomatike, si dhe një deklaratë të përbashkët për bashkërendimin e qëndrimeve në organizatat ndërkombëtare në luftën kundër krimit dhe terrorizmit.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV