“Më drogonte dhe përdhunonte”/ Ish e dashura kubane e Maradonës akuzon: Më mashtroi që 16 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish e dashura kubane e Maradonas, Mavys Alvarez Rego ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit të ndjerë, duke deklaruar se ai e drogonte dhe më pas e përdhunonte.

“Është e vështirë teksa sheh që ai adhurohet kudo dhe është një idhull për shumë njerëz dhe në të njëjtën kohë të ndjesh e kujtosh brenda vetes kaq shumë kujtime të këqia me atë person”, deklaron ajo, sot 37 vjeç.

37-vjeçarja foli në një konferencë për shtyp në shoqërinë e avokatëve të saj Gaston Marano dhe Marcela Carmen Scotti.

Akuzat janë shumë të rënda.

“Në atë periudhë nuk isha më një çupëlinë dhe duhej të ecja përpara me jetën time. Papritur u bëra grua dhe më vodhën pafajësinë. Isha 16 vjeç dhe tashmë pija dhe merrja drogë. Diego më manipuloi fillimisht me fraza dhe lule, pastaj pas disa muajsh filloi të ndryshonte gjithçka. Unë e doja dhe në të njëjtën kohë e urreja. Më erdhi në mendje deri vetëvrasja”, deklaroi Mavys.

“Më ofronte vazhdimisht kokainë dhe në një moment, kur mamaja ime u përpoq të më takonte, ai nuk e lejoi që të hynte brenda. Më mbylli gojën me forcë me dorë që të mos ulërija dhe më përdhunoi”, tregon ajo.

Mavys akuzon se duke shfrytëzuar lidhjet me udhëheqësit komunistë kubanë, Maradona e mori atë minorene nga Kuba për në Argjentinë duke i premtuar se “do t’i zmadhonte gjoksin se atij i pëlqenin të mëdhenj”.

Mavys ishte e dashura e Maradonas nga viti 2000, kur ishte vetëm 16 vjeç, deri në vitin 2005, kur u ndanë përfundimisht.

Të fundit

NATO/ Spanja prish planet e Trump, del kundër 5% të shpenzimeve ushtarake

REUTERS, MADRID/ Spanja ka kërkuar të mos marrë pjesë në planin e NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes...

Ana Lika zbulon sëmundjen neurologjike që e preku gjatë shtatzënisë

Aktorja e njohur shqiptare, Ana Lika, ka ndarë së fundmi një nga rrëfimet më të dhimbshme dhe intime të jetës së saj personale. E...

Ekspozohen 16 miliardë fjalëkalime, në rrezik Google, Apple, Facebook

Kur hajdutët e fjalëkalimeve nuk dinë si të ruajnë “plaçkën”, rezultati është miliona e miliona kredenciale të ekspozuara ndaj kriminelëve të tjerë kibernetikë. Víctor Endrino...

Misteri i alarmit të IAEA-s. Sa afër është Irani me ndërtimin e bombës atomike?

Corriere della Sera  Ne duhet të jemi të imunizuar kundër propagandës së luftës deri tani. Rasti i “armëve të shkatërrimit në masë” që Sadam Huseini...

Ndërsa protestat kundër turizmit rriten në Evropë, kemi nevojë për një rishikim

Leah Pattem* Pas protestave të koordinuara në gjithë Evropën fundjavën e kaluar, është e lehtë që një turist etikisht i ndërgjegjshëm të ndihet në dilemë....

Lajme të tjera

Web TV