Diplomati: Minishengeni, nismë serbe. Po rikthehet Jugosllavia e Vjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diplomati i njohur Shaban Murati ka ngritur alarmin teksa ka theksuar se minishengeni ballkanik është një nismë serbe.

Sipas tij, me këtë projekt president serb kërkon të rikthejë Jugosllavinë e Vjetër.

Murati shpjegon se terminologjia mini-shengen ballkanik ishte një truk ballkanik për t’ia hedhur masave.

Diplomati vlerëson qëndrimin e Kosovës, e cila është shprehur disa herë kundër çdo përpjekje për krijimin e Jugosllavisë së re.

Nuk është nismë rajonale, por është nismë serbe. Kjo nuk është e vetmja që lindi. Ballkani ka disa nisma rajonale dhe kuptohet që Shqipëria vërtet nuk ka të bëjë me raporte kontinentale, evropiane, po në rajon ku ti ke veten, ku ti je një shtet anëtar i NATO-s është e papranueshme ti mos veton, që asnjë lëvizje rajonale brenda këtyre shteteve  të mos pranohet Kosova është një dobësi ndaç shtetërore ndaç diplomatike”, thotë Murati për Ora Neës.

Diplomati i njohur u shpreh gjithashtu se Shqipëria e ka pasur propozimin që në vitin 2016, ndërsa theksoi se vetë Vuçiç pasi u zgjodh President ka shprehur se “kërkon të rikrijojë Jugosllavinë e vjetër, plus Shqipërinë”

“Krijimi i këtij grupi është një sukses diplomatik i Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në 16 shtator  2016 në vizitën zyrtare në Paris ka propozuar krijimin e zonës së përbashkët ekonomike Ballkaniko-Perëndimore. Po ashtu ka deklaruar që ‘ëndrra ime është të krijoj zonën e përbashkët dhe tregun unik të Ballkanit Perëndimor’. Po në Paris, ai ka deklaruar se ‘ja kam paraqitur dhe udhëheqësve të tjerë të Ballkanit Perëndimor’. Pra, Shqipëria e ka marrë këtë propozim që në 2016. Nuk është ndjerë. Punë e saj pse nuk është ndjerë. Në 2017, 4 ditë pasi u zgjodh Presidenti, pra në 6 prill 2017, Presidenti i ri i Serbisë, Vuçiç ka dhënë një intervistë për një të përditshme amerikane ku deklaron tekstualisht “është rikrijimi i Jugosllavisë së vjetër, plus Shqipërinë”. Gazetari bën një artikull po atë ditë me titull “Plani i Serbisë për të rikrijuar Jugosllavinë”. Pra është një projekt që sanksionin rolin udhëheqës të Serbisë në Ballkanin Perëndimor”, shpjegoi Murati.

Të fundit

Vjosa Osmani: Në vendin tim, ndikimi i Rusisë është zero

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë me dije se Serbia është shndërruar në shtet satelit të Rusisë e...

Ngjarja në Mat/ Autori i dyshuar, dëshmitar okular në atentatin ndaj Azem Hajdarit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e të riut Renis Dobra pranë liqenit të Shkopetit mëngjesin e 9 korrikut. Hetuesit kanë...

Franca lëshon alarmin: Rusia gati për luftë, rrezik në Ballkan

Franca ka bërë një rishikim strategjik kombëtar, në të cilin lëshohet alarmi për rrezikun e një lufte në Evropë. Kërcënimi serioz, si ushtarak dhe...

Komentet e turistëve të huaj: Shqipëria e lirë, por benzina…

Nami i mirë në Itali na ka dalë e kurioziteti edhe më i fortë nga turistët e vendit fqinj po vijon edhe këtë vit. Emi,...

“Kur hyn Shqipëria në BE? Mund të ndodhë në 2030!”

Ekspert i Integrimit Gledis Gjipali ka deklaruar se gjasat që Shqipëria, të futet në BE deri në 2030 janë të mëdha. I ftuar ditën...

Lajme të tjera

Web TV