Ministrja Kushi: Nga viti i ardhëm Kosova dhe Shqipëria një abetare të njëjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një Gjuhë, Një Abetare’, ishte ky eventi ku morën pjesë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, ku nisën zyrtarisht punimet sot në ditën e Pavarësisë, për një ‘Abetare Unike’.

Ministrja Kushi tha se duke nisur nga viti shkollor 2022-2023 teksti i abetares do të jetë një për të gjithë nxënësit shqiptarë në Kosovë dhe në Shqipëri. Ministrja e Arsimit, tha më tej se në 110 vjetorin e pavarësisë fëmijët shqiptar do të kenë një gjuhë të unifikuar.

‘Mendojmë që në kushtet e reja në të cilën ndodhemi, patjetër që një abetare e re do të jetë një vlerë e shtuar dhe do të japë një kontribut më të rëndësishëm të brezave të ri. Kemi një kontekst social të ri dhe historik. Kemi metodologji të reja bashkëkohore dhe teknologji të avancuara. Që të gjitha këto duhet të reflektohen te përmbajtja dhe forma e abetares së re. Kam bindjen që vendimi që morëm te Këshilli i Ministrave për të pasur një abetare unike, është vendimi i drejtë dhe i duhur, për të pasur të gjithë një start të barabartë dhe padyshim një qasje të barabartë.

Unë kam besim që puna për abetaren e re ka një bazë shumë të mirë dhe jam i sigurt që autorët tanë, metodistët tanë kanë përkushtimin e duhur për të konkurruar me abetare dinjitoze. Jam e lumtur që iniciativa e kryeministrit, jo vetëm ka gjetur mbështetje të gjerë në Shqipëri, por jam e lumtur që dhe festa që ai i drejtoi qeverisë së Kosovës, gjeti gjithashtu miratim. Unë me homologen time në Kosovë kemi dakordësuar për të filluar shpejt nga puna për një komision të përbashkët që do të merret me të gjitha procedurat.

Lexo edhe :  Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

E përsëris që kemi një përvojë të mirë në bashkëpunim me Kosovën. Vitin e ardhshëm, ne t’i dhurojmë vogëlushëve, një abetare të re të përbashkët, të unifikuar për të gjithë nxënësit. E ku ka më bukur, një komb, një gjuhë, një abetare”, tha Kushi.

Të fundit

Fushë Kuqe, shpërthen tritoli në banesë

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ku një...

SHBA, 35 tonë kokainë e sekuestruar gjatë dy muajve

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara ka realizuar një nga goditjet më të mëdha kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar një sasi rekord...

Donatella Versace zhbën ndërhyrjet plastike në fytyrë

Donatella Versace i surprizoi të gjithë me postimin e saj më të fundit në Instagram me pamjen e saj të re. Stilistja prej vitesh është...

Trump: Shpresojmë që gjërat me Gazën të zgjidhen shumë shpejt

Presidenti Donald Trump po u përgjigjet aktualisht në Shtëpinë e Bardhë pyetjeve mbi luftën në Gaza. Sipas mediave të huaja, i pyetur se çfarë nënkuptonte...

Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur! Helikopterë e zjarrfikëse në terren

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu në zonën e mbrojtur Pishë-Poros. Erërat...

Lajme të tjera

Web TV