Athina “vishet” kuqezi për festën e shqiptarëve, Veliaj falënderon kryebashkiakun Bakoyanis: Respekti juaj vlerësohet shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë, Athina ka ndezur dritat kuqezi për të përshëndetur festen e shpalljes se Pavarësisë së shqiptarëve.

Një gjest i bukur i Bashkisë e kryeqytetit grek, i cili ka bërë përshtypje tek mijëra emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët kanë përshëndetur veprimin.

Ndërkaq, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një postim në “Twitter”, ka falënderuar kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakoyanis.

“Faleminderit mik i dashur për ndriçimin e qytetit me ngjyrat kuqezi, për të celebruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

E çmojmë shume respektin tuaj për mijëra punëtorë të palodhur që kontribuojnë çdo ditë për ta bërë Athinën një qytet më të përparuar. Faleminderit vëlla”, shkruan Veliaj në postimin e tij.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV