Alexia Putellas është fituese e “Topit të Artë” për femra. Mesfushorja me tipare sulmuese mban shiritin e kapitenes te Barcelona.
Ajo është pjesë e rëndësishme e kombëtares së Spanjës dhe sezonin e fundit ka fituar Champions League për femra.
27-vjeçarja është pjesë e Barcelonës që prej vitit 2012 dhe ka shënuar plot 151 gola për katalanasit. Putellas është e para spanjolle që e merr “Topin e Artë”.
Alexia Putellas is your 2021 Women’s #ballondor! pic.twitter.com/DJLB2YNObL
— Ballon d’Or #ballondor (@francefootball) November 29, 2021