Përkeqësohet moti, Vjosa del nga shtrati rrezikohen përmbytjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë orëve të fundit vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiut. Situate duket problematike në jug të vendit ku Lumi Vjosë përbën rrezik pasi në disa zona ka dalë nga shtrati duke përmbytur kryesisht tokë bujqësore. Gjithashtu problem mbetet edhe prurjet në Lumin Shkumbin. Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla u ka bërë thirrje qytetarëve të Librazhdit që të marrin masa për të siguruar bagëtitë apo mjetet bujqësore. Me anë të një postimi në rrjete sociale, prurjet dhe reshjet e shiut do jenë të larta gjatë ditëve në vijim duke sjellë rritje të nivelit të Shkumbinit.

“Prurjet janë të larta dhe vijimi i reshjeve në Librazhd mund ta rrisë edhe më tej nivelin e Shkumbinit. Prandaj duhen larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit”-shkruan Balla.

Moti i keq krijoi probleme edhe në Tiranë në bllokimin e përkohshëm të disa akseve rrugore, por edhe përmbytje të rrugëve, duke vështirësuar kalimin e këmbësorëve. Më qetë deri më tani paraqitet situate në veri të vendit, ku ndonëse reshjet kanë qenë të pranishme përgjatë gjithë ditës, nuk raportohet për dëme. Megjithatë duket se edhe në veri të vendit nëse reshjet vijojnë me intensitet do krijohen probleme me përmbytjet në zonën e Shkodrës, Lezhës dhe Kurbinit.

Të fundit

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

Lajme të tjera

Web TV