Pranga 22-vjeçarit, shpërndante drogë në kryeqytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla. Në pranga u vu shtetasi me iniciale Xh.A, i cili qarkullonte me mjet në Rrugën e Xhabrahimëve.

Policia thotë se ka bërë menjëherë bllokimin e mjetit, si dhe kanë ushtruar kontroll mbi automjetin dhe personat që ndodheshin në të.

Si rezultat i kontrollit, drejtuesit të automjetit, shtetasit Xh. A. i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike canabis sativa.

Ndërsa në gjendje të lirë janë proceduar edhe shtetasit O. H. dhe E. H., të cilët ishin pasagjerë në mjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /Fjala.al

Të fundit

Ja kush është 26-vjeçarja që mbyti me tel babanë dhe tentoi të fshihte krimin

Është publikuar foto e 26-vjeçares, Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë...

Vizat/ Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar qytetarët shqiptarë në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA...

”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025

Revista prestigjioze e biznesit, ”Forbes” e ka renditur Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025. ”Në kërkim të...

Një mrekulli në xham: Lindja e jetës së parë në epruvetë

Më 25 korrik 1978, në spitalin e Oldhamit në Lancashire të Anglisë, u dëgjua për herë të parë e qara e një foshnjeje që...

Maxwell nuk hesht më! Nis zbardhja e dosjes “Epstein” që mund të rrëzojë figura të mëdha

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka përshpejtuar hetimet për çështjen Epstein, duke dërguar zëvendësministrin Todd Blanche të marrë në pyetje Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe...

Lajme të tjera

Web TV