Ligji i Bashkëqeverisjes, Rama në Elbasan: Po punohet që hipoteka dhe legalizimi të bëhet online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Elbasan, ku po zhvillon takimin e parë sensibilizues, ku po flet për ligjin e Bashkëqeverisjes.

Rama është shprehur se edhe pse Ligji i Bashkëqeverisjes është kthyer nga presidenti Ilir Meta, do të miratohet në Kuvend për pak javë.

Kreu i qeverisë është shprehur se ligji i Bashkëqeverisjes ndihmon qytetarët që të bëjnë kërkesat e tyre online, dhe jo duke pritur në rrallë.

“Ligji i Bashkëqeverisjes është kthyer nga presidenti, por që do të miratohet në Parlament në pak javë. Koncepti i bashkëqeverisjes ndërveprime të shumë qytetarëve. E reja që ne dëshirojmë të komunikojmë dhe pse e bëjmë këtë takim në cdo qark të Shqipëria teksa ligji bëhet gati të hyjë në fuqi është sepse duke e kthyer Bashkëqeverisjen në një mekanizëm detyrues ligjor ne u japim qytetarëve një instrument të rëndësishëm në këtë fazë të rëndësishme

Problematika e vjetër e zvarritjeve e pengesave dhe ryshfeteve për të marrë shërbime në administratë, por sot ne kemi arsyet të besojmë objektivisht se në mos 100%, 90% të gjithë problematikës kemi në dorë ta zgjidhim me pak vullnet të mirë dhe me gatishmërinë e qytetarëve për të bërë një ndryshim shumë të thjeshtë në këto marrëdhënie, duke mos shkuar në zyra për të marrë shërbime por duke shfrytëzuar online, ose përmes kompjuterit.

Kini parasysh një gjë që sot ne kemi në dispozicionin tuaj 1209 shërbime që mund të merren nga telefoni, që janë 95% e shërbimeve publike që do të thotë që nuk është e nevojshme për të shkuar në asnjë zyrë, nuk është e nevojshme të njohësh asnjë njeri.

Pse ky ligj i ri është i rëndësishëm? Sepse në këtë fazë të parë është e domosdoshme që ne ti japim qytetarëve një dorë që të kërkojnë hesap për shërbimin. Një nga shërbimet më problematike është kadastra, legalizime marrja e titullit të pronësisë, por sot çdo kush mund të bëj aplikimin për kërkesën e pronësisë.

Lexo edhe :  Çfarë ndodhi?/ Berisha mbledh urgjentisht drejtuesit e qarqeve, ja arsyeja

Nuk jemi ende dhe po punojmë për të që edhe hipoteka dhe legalizimi të vijë në kompjuter. Nuk të erdhi përgjigja në afat atëherë ke në dorë një mekanizëm që e vë në lëvizje dhe ka sanksione” tha Rama ndër të tjera.

Të fundit

Berisha nis parashikimet/ Rama do të përfundojë në burg si narkodiktatori i Panamasë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama mund të ketë të njëjtin fat si...

Meta zyrtarizon ‘divorcin’ politik me Berishën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë televizive ka deklaruar se tani që Partia Demokratike rimori vulën, PL-ja do të garojë...

Haribo tërheq ëmbëlsirat nga tregu pas gjurmëve të kanabisit

Disa persona në Holandë raportuan se ndiheshin të marramendur dhe të sëmurë pasi hëngrën nga një pako Haribo Happy Cola F!ZZ. Autoritetet raportuan se janë zbuluar...

Shtatzënë për herë të dytë? Kiara Tito vendos të flasë, zbulon të vërtetën

Moderatorja e njohur Kiara Tito në një intervistë të bërë së fundmi ka zbuluar më shumë nga jetë e saj personale si dhe marrëdhënia...

Lapaj kërkoi rinumërimin e votave në qarkun e Vlorës, KAS vendos hapjen e një kutie

Pas denoncimit të kryetarit të partisë Shqipëria Bëhet në qarkun Vlorë e Fier për rinumërimin e votave, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve kanë vendosur...

Lajme të tjera

Web TV