Skandali i pasaportave në Greqi/ Burg trafikantit shqiptar, iu sekuestruan 294 mijë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë lënë në ‘arrest me burg’ 6 nga 20 të arrestuarit për skandalin e pasaportave false në Greqi. Mes personave që janë lënë në burg, mësohet të jetë dhe një nga drejtuesit e grupit, shqiptari Ilia Z. Në banesën e këtij të fundit, siç është zbuluar orët e fundit, janë sekuestruar 294.000 euro.

Ilia Z. kishte siguruar dy karta identiteti false, konkretisht 25 korrik 2014 nga Komisariati i Vironas dhe nje tjetër ne 2021 nga Komisariati i Ampelokipi. Ai rezulton të jetë arrestuar në Holandë në 2018 për trafik droge.

Në një ditë me të, ka siguruar identitet te rreme nen emrin Alexei Tsvetkov edhe shqiptari Mario Leskaj, i datëlindjes 26.03.1980, i cili u arrestua në 25 janar të këtij viti me akuzën e falsifikimit të identitetit të tij. Leskaj rezulton te jetë arrestuar me parë për trafik drogë bashke me shqiptarin Ilia Z. Ndërkohë është zbuluar edhe shuma qe ka paguar një tjetër shqiptar, i cili kërkohet nga Interpol Tirana për vrasjen e një efektivi policie ne Shqipëri. Ai mësohet se ka paguar 35 mije euro tek grupi kriminal për të siguruar identitet fals.

Të fundit

10 mln dollarë investim, qeveria shqiptare bëhet aksionere e projektit të Mira Muratit

Buxheti i shtetit po rishikohet për herë të parë për këtë vit me qëllim financimin e projektit të investimit...

Kontrata e lobimit, Kulluri: Kështu është kur partia përfundon në duart e Flamur Nokës

Kontrata e lobimit 6 mln dollarë e PD-së me kompaninë amerikane “Continental” me pagesë gjoja nga “shqiptarë patriotë” është edhe produkt i pasojës kur...

Blendi Gonxhe bën parashikimin: PS merr 20 mandate në qarkun Tiranë

Vetëm 11 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe partitë politike tashmë janë nën ‘ethet’ e rezultateve. Por, cili është synimi...

Itali/ Nëna hedh vajzën 7 muajshe nga ballkoni, foshnja vdiq rrugës për në spital

Një vajzë vetëm 7 muajshe gjeti vdekjen, pasi nëna e saj e hodhi nga ballkoni në rrugë. Ngjarja e rëndë u regjistrua këtë të mërkurë...

Sarri, Ancelotti apo Xavi, kush do të jetë trajneri i ri i Milanit?

Maurizio Sarri është emri i radhës që përmendet si pasues i trajnerit Sergio Conceicao te Milani. La Gazzetta dello Sport raporton se kuqezinjtë kanë...

Lajme të tjera

Web TV