Mesazh për Berishën? Zyrtari i lartë amerikan Escobar mbërrin në selinë e PD, takim me Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ka mbërritur sot në Tiranë.

Takimet, zyrtari i lartë i SHBA i nisi me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Pak minuta më parë ai mbërriti në selinë e PD-së, i shoqëruar nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Më vonë, ai do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, si dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Vizita e Escobar vjen dy ditë para Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pas shpalljes non grata nga SHBA dhe pas pezullimit nga grupi parlamentar i PD nga kryedemokrati Basha, gjë që ka sjellë një krizë në PD.

Të fundit

Britanikja ‘Express’: Shqipëria një nga vendet më të pabesueshme turistike

Evropa aktualisht po përballet me një krizë të rëndë zjarresh, me flakët që shpërthyen që nga fundi i korrikut,...

“Pabuksa”/ Racizmi i shqiptarëve kundër turistëve

Nga Ergys Mërtiri Racizmi kundër turistëve është fenomeni më i fundit i shfaqur tek shqiptarët. Ankohen se turistët po na prishin qetësinë publike, se kanë...

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata jep masat e sigurisë për babanë dhe xhaxhain e autorit

Është zhvilluar në Gjykatën e Korçës seanca për komunikimin e masave të sigurisë ndaj të ndaluarve për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq. Pasi...

50 turistë izraelitë bllokohen në Sarajevë, pasaportat e tyre u hodhën në kosh nga hoteli

Një grup i madh turistësh nga Izraeli që mbërritën për të vizituar Bosnjën dhe Hercegovinën mbetën të bllokuar në Sarajevë sepse dikush në recepsionin...

Gruaja gjen një diamant të rrallë dhe e shndërron në unazën e fejesës së saj

Një grua nga New Yorku vizitoi Parkun Shtetëror të Kraterit të Diamanteve në Arkansas për të gjetur një gur për unazën e saj të...

Lajme të tjera

Web TV