Gledis Nano takon ambasadorin austriak, diskutohet krijimi i një strukture policore Alpine

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano, priti në takim, ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner, i cili shoqërohej nga z. Wolfgang Samer, Oficeri i Kontaktit i Austrisë në Shqipëri.

Në fokus të këtij takimi ishin prezantimi, diskutimi rreth çështjeve me interes të përbashkët dhe evidentimi i fushave ku mund të bashkëpunohet në të ardhmen.

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner, përgëzoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për emërimin në detyrë, dhe vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes dy organeve ligjzbatuese, në fusha të ndryshme, kryesisht për çështjet e sigurisë. Ambasadori i ka shprehur Drejtor Nanos, gatishmërinë e palës austriake, për të dhënë ndihmën dhe kontributin e saj për ngritjen/krijimin e një strukture të Policisë Alpine pranë Policisë së Shtetit.

Njëkohësisht, ambasadori garantoi Drejtor Nanon, për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen, në fushat me prioritet, si lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike, pastrimi i parave, hetimi financiar, si dhe migracioni i paligjshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano falënderoi ambasadorin, për kontributin e ambasadës austriake, për bashkëpunimin e deritanishëm mes palëve, duke shprehur konsideratën e tij të lartë për Policinë austriake. Nano shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij personal për ta vazhduar dhe ta thelluar bashkëpunimin në të ardhmen, me Policinë austriake.

Ai njohu ambasadorin, me masat që ka marrë Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturave kufitare dhe atyre kriminale, për të parandaluar dhe goditur kalimin e paligjshëm të kufirit, masa këto që konsistojnë edhe në bashkëpunimin e bashkërendimin e veprimeve me homologët e Policisë kosovare dhe malazeze.

Nano sugjeroi që në të ardhmen të konsiderohet përfshirja e palës shqiptare, në hetime të përbashkëta me palën austriake, për çështje që kanë të bëjnë me krimin ekonomik dhe financiar, pastrimin e parave, korrupsionin dhe fushën e narkotikëve. Njëherazi sugjeroi që të organizohet një takim mes drejtuesve të strukturave të antiterrorit të dy policive, në mënyrë që të rritet bashkëpunimi në këtë fushë.

Lexo edhe :  VIDEO: Kur Berisha zotohej se do largohej nëse humb zgjedhjet

Oficeri i Kontaktit i Austrisë në Shqipëri, z. Wolfgang Samer, shprehu gatishmërinë e tij për ta vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Shtetit, duke shkëmbyer informacione për çdo rast apo problematikë, duke qenë transparent dhe me përkushtim për të arritur qëllimin e përbashkët, atë të luftës ndaj krimit.

 

Të fundit

Nicușor Dan u zgjodh president i Rumanisë, Begaj: Pres me padurim të punojmë së bashku

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicușor Dan, pas fitores në...

Ish-kancelari i Austrisë: Mandati i 4-rt i Ramës, arritje e rrallë në politikën europiane

Ish-kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz e ka quajtur fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit nga kryeministri Rama, si një arritje të rrallë në politikën...

“Qyteti i gurtë sharmant”, Rama ndan në Facebook artikullin e “Islands” për Gjirokastrën

Revista “Islands” i ka kushtuar një artikull promovues Gjirokastrës sonë, duke e cilësuar atë si një qytet me atraksione turistike. “‘Qyteti sharmant prej guri’ i...

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

Ishin zgjedhje që u quajtën vendimtare për Rumaninë. Tani dihet: Kandidati pro-evropian Dan e fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani me pothuajse 54%...

Raporti i Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë...

Lajme të tjera

Web TV