Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë: Ndalohen grumbullimet deri më 13 dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin që kufizon të gjitha grumbullimet si në hapësira e brendshme ashtu edhe në ato të jashtme deri në datën 13 dhjetor.

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin që “kërcënon” Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor.

“Në urdhrin nr. 633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi “deri në datën 29.11.2021” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 13.12.2021”. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuar në Fletoren Zyrtare.

Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare. Ministria e Shëndetësisë zgjat afatin e një urdhri ekzistues, që ishte në fuqi deri më 29 nëntor, deri në datën 13 dhjetor, pra dy ditë pas datës 11, kur është thirrur Kuvendi nga Sali Berisha.

Të fundit

Sali Berisha takim me diasporën shqiptare në Romë, ja kur do të zhvillohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali. Lajmin e...

Gjesti “molla e sherrit”/ Debat mes Rozanës dhe Eglit: Je xheloze?

Debatet mes banorëve të Big Brother VIP Albania vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së publikut, dhe këtë herë protagonistet janë Rozana Radi...

Mbi një muaj nga rënia e regjimit të Assad/ BE bie dakord për planin “hap pas hapi”

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë hapin e parë për të lehtësuar sanksionet e tij të rrepta dhe me shtrirje të gjerë kundër Sirisë, pasi ministrat...

Vijojnë sanksionet ndaj Moskës/ BE vendos të zgjasë kufizimet me 6 muaj

Rusia do të vijojë të jetë nën sanksionet e Bashkimit Europian sipas vendimit të marrë këtë të hënë. Përmes një postimi në platformën ‘X’, shefja...

Taulant Balla flet për luftën e brendshme në PS dhe marrëdhënien me SPAK

Në episodin e fundit të podcastit “Fle’t” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio, i ftuar ishte Taulant Balla, me të...

Lajme të tjera

Web TV