I shkriu gazit në Kuvend/ Perla e “mbesës së Çerçiz Topullit”: Nësë PD s’më mbështet, do kandidoj e pavarur për bashkinë Gjirokastër (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga momentet më pikante të  Kuvendit Kombëtar të PD, i cili u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha, ishte fjalimi që mbajti delegatja nga Gjirokastra, Enkelejda Muçi.

Fjalimi i saj ishte si një perlë treguese dhe përfaqësuese e këtij kuvendi, e cila deri në atë moment po mbrohej nga guaska e drejtuesve politikë pjesëmarrës në këtë organizim.

E prezantuar si mbesa e Çerçiz Topullit, delegatja me ato që nxorri nga goja bëri që ta kishin zili edhe aktorët e humorit, madje edhe vetë ish-Kryeministri Berisha nuk e mbajti dot për asnjë moment të qeshurën.

Ajo shfrenoi imagjinatën më tej duke kërkuar edhe kandidimin për kryetare bashkie në Gjirokastër, duke paralajmëruar edhe demokratët.

“Nëse PD nuk më mbështet që të kandidoj në Gjirokastër, unë do të kandidoj si e pavarur (qesh). I kam thënë kryetarit të sotëm të bashkisë, do të ta marr karrigen i kam thënë.”, u shpreh ajo.

Kështu ajo ka kërkuar të marë vendin e doktorit socialist, Flamur Golemi, i cili po kuron plagët e qytetit të gurtë, pasi pasardhësja e tij kishte lënë një mal me probleme.

E ndoshta për këtë gjë, mbesa e Çerçizit dëshiron që pjesën tjetër të batutave, ta vijojë në krye të Gjirokastrës. Me siguri asaj organizimi i Kuvendit në këtë mënyrë i dha shpresë për të bërë gjëra të pamundura dhe kushedi, në një të ardhme të afërt mund të vetëshpallet kryebashkiake e Gjirokastrës.

Të fundit

Trazira në funeralin e Diogo Jotës, tifozët dynden për të bërë foto, ndërhyn policia

Vetëm pak orë pas funeralit të Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, policia ndërhyri pranë varrit të...

A është korrupsionin një betejë e humbur?!

Nga Roland Lami Thomas Carothers, Steven Levitsky, Lucan Way mbrojnë tezën se regjimet hibride operojnë në një zonë të ndërmjetme midis demokracisë dhe autoritarizmit, ku...

“Një bombë është vendosur, do shpërthejë”/ Sekretari i Kuvendit zbulon mesazhin kërcënues

Sekretari i Kuvendit, Arben Loshi, e ka bërë të ditur përmbajtjen e mesazhit kërcënues që u dërgua sot në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, ai nuk...

Dorëheqjet në Bashkinë e Vlorës, Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve që në janar

Task Forca ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në Vlorë. Ky operacion vjen pas porosisë së lënë nga vetë kryeministri Edi Rama...

Pavarësia Algjerisë: Lindja e vetëdijes kombëtare, fundi i kolonializmit francez

5 korrik 1962 Më 5 korrik 1962, Algjeria shpalli zyrtarisht pavarësinë nga Franca, duke i dhënë fund një prej kapitujve më të përgjakshëm dhe më...

Lajme të tjera

Web TV