Masakra me tre të vrarë në Kosovë, mediat publikojnë fotot e dy prej të arrestuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat kosovare kanë publikuar fotot e dy prej personave të arrestuar mbrëmjen e sotme, që dyshohet të jenë të përfshirë në vrasjen e tre personave në Gllogjan.

Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan. Dyshohen se motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes së një vajze nga Gllogjani.

Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.

Ndërkohë, lajmin e arrestimit të tre personave në Deçan e ka konfirmuar Prokuroria e Shtetit në një konferencë për mediat.

 “Pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria i ka ndaluar për 48 orë”, ka thënë kryeprokori Agim Kurtmehaj.

“Nuk mund të japim informata të tjera që do të mund ta dëmtonin procesin e hetimeve. Ne si Prokurori zotohemi se edhe pas arrestimit të tyre, do të vazhdojmë me intensitet të shtuar për ta ndriçuar këtë rast deri në fund. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, nuk mund të marrim pyetje”, tha Kurtmehaj

Të fundit

T’i besojmë skemës së investimeve në bujqësi?

Fatos Çoçoli Nga data 30 korrik 2025, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të...

Shqipëria, “Xhevahiri i Ballkanit” destinacioni më i mirë për një arratisje në bregdet

Maldivet janë një ëndërr për shumë pushues falë plazheve të tyre të pastra, ujërave të kaltra dhe temperaturave të ngrohta rreth 30 gradë Celsius,...

“Gjithkush me shumë pushtet”/ Shpërthen Braçe, ankesa publike për mbetjetet inerte

Përmes një postimi në Instagram, Braçe komenton situatën, denoncon dhe jep edhe pamjet e realitetit atje, ku ndër të tjera thekson se në Tiranë...

Drejtoria e Mbrojtjes jep alarmin: Këto 3 ditë priten temperatura ekstreme, bëni kujdes!

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin apelon të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes tre ditët në vazhdim, pasi sipas raporteve,...

Ditri Ekart dhe rrënjët ezoterike të Nazizmit: Hitler në shërbim të një vizioni okult

Përgatiti: Leonard Veizi Autori amerikan Xhimi Marrs, në veprat e tij që eksplorojnë lidhjet mes politikës dhe sekreteve okulte, e për më tej në vëllimim...

Lajme të tjera

Web TV